Një video humoristike është filmuar nga Steven Delitz nga Victoria e Australisë . Steven është pronari i një qeni të quajtur Billy, i cili ka befasuar me veprimin e tij të fundit. Ai ka bërë rolin e një kujdestari duke ndihmuar pronarin e tij në grumbullimin e bagëtisë.
Qeni ka filluar të lehë dhe lopët i janë bindur menjëherë.
“Nuk do të thotë dukja, është te forca me të cilën paraqitesh. Është i vogël, por ka autoritet”, ka shkruar Delitz lidhur me rastin. Video është përhapur menjëherë në mënyrë virale dhe ka marrë shumë shikime.
https://youtu.be/44RhKwtuHCY
