VIDEO / Supergoli i Xhakës në Kupën e Zvicrës

Dita

Taulant Xhaka dhe Ermir Lenjani kanë gjetur ditën e sotme rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre në ndeshjet e kupës.

Edhe pse luanin përballë kundërshtarëve të një niveli që linte për të dëshiruar, futbollistët e Kombëtares kanë treguar një formë të admirueshme në sfidat e sotme.

Bazeli i Taulant Xhakës fitoi në trasfertë ndaj Uetuil-Bnsteten me rezultatin 0-2, teksa shqiptari shënoi golin e avantazhin në minutën e 39-të nga goditja e dënimit.

Sioni i Ermir Lenjanit, Burim Kukelit dhe Paolo Tramexanit fitoi në transfertë me rezultatin tenistik 1-9. Mbrojtësi i Kombëtares realizoi golin e 5-të për skuadrën e tij në minutën e 34-t.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *