Futbollisti i kërkuar në orët e fundit të merkatos nga Tottenham, Davinson Sanchez, ka dalë haptazi kundër klubit të Ajax, duke refuzuar të udhëtojë për në ndeshjen e parë të sezonit me skuadrën nga Amsterdami. Tottenham ka ofruar 40 milionë euro për mbrojtësin e majtë 21-vjeçar, i cili me shumë mundësi do të jetë shumë shpejt në veri të Londrës.
Sanchez mund të ndjekë rrugën e shokut të ekipit Davy Klaassen, i cili la Ajax për të vazhduar karrierën në Angli. Klassen debutoi me fanellën e Everton kundër Stoke në “Goodison Park”
Finalistët e edicionit të kaluar të Europa League u mposhtën 2-1 nga Heracles, teksa Sanchez kërkoi zyrtarisht largimin. Ai u ble nga Ajax, 12 muaj më parë, për 5 milionë euro nga Atletico National dhe ka një kontratë pesë vjeçare me holandezët, që po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur në Amsterdam, pavarësisht nga 40 milionë eurot e ofruara nga Tottenham.
“Kemi ofertën e Tottenham dhe gjithashtu një ofertë të re nga ana jonë me një kontratë të mrekullueshme për rinovimin e kontratës. Duam ta mbajmë edhe një orë dy sezone në Holandë. Mungesa e tij ndaj Heracles ishte e parashikuar sepse lojtari ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij,” – deklaroi drejtori sportiv i Ajax, Marc Overmars.
