Zbardhet vendimi/ Rritja e çmimit të ujit, sa përfitojnë pensionistët

Gazeta Dita

Pensionistët kryefamiljarë që jetojnë vetëm ose me fëmijë në ngarkim janë të parët që mbrohen nga vendimi i Bashkisë për rritjen e çmimit të ujit nga janari i 2018-s. Bashkë me një sërë kategorish të tjera, gjithashtu në nevojë, të moshuarit përjashtohen nga tarifimi i ri nga UKT-ja me 20 lekë shtesë për çdo m³ të shpenzuar.

Ndërkohë që vendimi është marrë prej më shumë se dy javësh në Këshillin Bashkiak, sigluar edhe nga prefekti, Bashkia po shqyrton formën e rimbursimit të rritjes për familjet në nevojë. Dy janë alternativat: tarifimi me çmimin e vjetër dhe caktimi i një shume që do t’i shtohet asaj të pensionit mujor.

Duke qenë se sasia e ujit të harxhuar nuk është fikse për kategori të ndryshme, mundësia e faturimit me tarifat e vjetra, bazuar në databazën që kanë njësitë administrative është më e mundshme. Aktualisht, për një m³ ujë në kryeqytet paguhet 45 lekë, ndërsa në vitin e ardhshëm do të faturohet 65 lekë/ m³.

PËRFITIMI MUJOR

Zbardhet vendimi i Këshillit Bashkiak për rritjen e tarifave të ujit nga janari i 2018-ës për biznese e konsumatorë, me përjashtim të pensionistëve e kategorive në nevojë. Nga janari i vitit që vjen, ndryshe nga konsumatorët e tjerë të ujit, një pensionist, i vetëm a me të tjerë në ngarkim e ka të sigurt se nuk do të paguajnë asnjë qindarkë më tepër nga ajo që paguajnë aktualisht.

Por çfarë kanë përfituar realisht ata?!

Tabela përbri shkrimit sqaron masën që ata përfitojnë nëse nuk do të “mbroheshin” nga rritja. Kështu, për një çift pensionistësh që shpenzojnë në muaj mesatarisht 20 m³ ujë i paguan UKT-së (dhe do të vazhdojë ta bëjë) afërsisht 2 mijë lekë të rinj në muaj.

Nëse do të tarifoheshin me çmimin e ri të ujit në kryeqytet, shuma do të ishte të paktën 25% më e lartë. Përveç çmimit të pandryshuar të sasisë së ujit të harxhuar, përfitimit final i duhet shtuar edhe shuma fikse mujore, e cila për ta do të vijojë të mbetet 100 lekë, dhe jo 200 sipas vendimit të ri.

Këto do ta frynin së tepërmi faturën duke rënduar jo pak xhepat e pensionistëve. Shto këtu edhe tre taksat që prej një viti e gjysmë vijnë bashkë me faturën e ujit: ajo për pronën, tarifa e pastrimit dhe për infrastrukturën arsimore.

Dy të fundit janë fikse, përkatësisht 420 lekë dhe 150 lekë në muaj, taksa për pronën për një banesë normale të ndërtuar pas vitit 1993 varion mesatarisht nga 100-150 lekë në muaj.

Kështu, me faturën e ujit, një pensionist përllogaritet të fitojë rreth 600 lekë në muaj, të cilat mund t’i kthehen në masën e pensionit, në rast se Bashkia vendos të tarifojë njësoj të gjithë kryeqytetasit.

Share This Article
4 Comments
  • Te gjitha jane mashtrime!
    Ku eshte mashtrimi?
    1-Pensionist kryefamiljar,qe jetojne vetem!
    Si mund te jesh kryefamiljar dhe i vetem?
    Po ciftet e pensionisteve mos ju duken me te pasur ketyre mashtruesve te bashkise?
    Po kjo tjetra:Pensioniste me femije ne ngarkim?
    Kush qenkan keta pensioniste mbi 65 vjec qe paskan femije per te rritur,kur llogjikisht pensionistet mbi 65 vjec duhet t’i kene femijet mbi 30 vjec?
    Keta horrat e bashkise qe bejne keto lojra tallese me pensionistet,jane kalamaj qe u ka rene pjhesa qe te lozin me nervat e popullit!
    Keshtu bene me biletat e urbaneve,qe u rriten 40 leke te reja,qe vajtje ardhe i thone 80 leke,pra sa kushton buka e dy diteve per nje cift ppensionistesh!
    Pse nuk e bejne falas urbanin per pensionistet,sic e kane shume vende te Europes?
    Pse nuk shkon ne Athine,lal Eri dhe te shikoje se si udhetojne falas pensionistet dhe ta beje edhe ai ketu!
    ] Talluni me pensionistet ju ka ardhur ne dore leku i popullit!
    Prandaj nuk e donit socializmin ju horra,se ai sistem te varte per kembesh ne se talleshe me popullin sic beni ju!

  • Per te lehtesuar pakenaqesin e rritjes se cmimit.Krijojne perrellen:
    “Pensinisti me femije ne ngarkim”.
    Keto mbrohen nga shteti i bashkise qe ne fund te bilancit dalin me shumen ne zbritje ku:
    Nji pensionist paguan 580 leke ma pak nga cmimi i ndryshuar.
    Ketu mbyllet perralla simbas tradites:
    Perralla ne lesh, e mira prej nesh, e keqja prej gabelsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *