Barcelona, alternativa e Coutinho quhet Hazard

Gazeta Dita

Barcelona e ka drejtuar shënjestrën nga Eden Hazard i Chelsea. Pasi ka ofruar 90 milionë euro për Ousmane Dembele të Borussia Dortmund dhe 120 milionë euro për Philippe Coutinho të Liverpool, katanalasit kanë përcaktuar edhe një objektiv të tretë, nëse dy të parët dështojnë. Lajmin e bën të ditur “Diario Gol”.

Emri i fundit që del në skenë është ai i Eden Hazard, prej kohësh i admiruar edhe nga Real Madrid, por a do të pranojë Chelsea 120 milionë euro, apo do të ketë një tjetër “luftë të ftohtë”?

Dembele dhe Coutinho kanë hapur “luftë të ftohtë” me klubet përkatëse pasi kanë shprehur dëshirën për të shkuar në “Camp Nou”, por Liverpool dhe Dortmund, ende nuk janë dorëzuar, duke i detyruar katalanasit të mendojnë për një tjetër alternativë për të shpenzuar 222 milionë euro të marra nga shitja e Neymar te Paris SG.

Gerard Deulofeu ishte titullar në Superkupën e Spanjës ndaj Real Madrid, por trajneri Ernesto Valverde ka kërkuar dikë që të jetë në nivelet më të larta të mundshme si Lionel Messi dhe Luis Suarez. Emri i fundit që del në skenë është ai i Eden Hazard, prej kohësh i admiruar edhe nga Real Madrid, por a do të pranojë Chelsea 120 milionë euro, apo do të ketë një tjetër “luftë të ftohtë”?!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *