Korea e Jugut kërkon mbështetje nga Shtetet e Bashkuara

DITA Online

 

Presidenti koreano-jugor Moon Jae-in i ka kërkuar aleatëve amerikanë të ndihmojnë në parandalimin e një lufte, ndërkohë që përshkallëzohen tensionet lidhur me kërcënimin bërthamor nga Koreja e Veriut.

Moon i tha Gjeneralit të ushtrisë amerikane Joseph Dunford se duhet të ketë një zgjidhje diplomatike për krizën.

Ai nxiti Veriut të ndalojë provokimet dhe retorikën armiqësore, pasi një luftë në gadishull, si ajo e viteve 1950-1953 i kushtoi jetën miliona personave dhe përçau gadishullin.

Ndërkaq, zyrtari më i lartë i ushtrisë amerikane deklaroi se prioriteti i Shteteve të Bashkuara mbetej diplomacia, por nuk mund të përjashtohet përgatitja e opsioneve ushtarake në rast se sanksionet ndaj Veriut dështojnë.

Peniani kërcënoi sërish duke thënë se çdo luftë mund të kthehet në një luftë bërthamore.

Kjo deklaratë nxiti një urdhër ndalimi nga ana e ministrisë kineze të tregtisë për disa importe nga Korea e Veriut, në sinkron edhe me sanksionet e Kombeve të Bashkuara të lajmëruara më herët gjatë muajit.

Testet më të fundit bërthamore të Penianit nxitën presidentin Donald Trump të paralajmëronte për një përgjigje të furishme ndaj Koresë së Veriut.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara janë gati për luftë pas kërcënimeve se Veriu do të sulmonte territorin amerikan të Guamit. Retorika e ashpër e përdorur nga të dy palët ka çuar në një përshkallëzim të tensionit në rajon.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *