Daçiç: Kompromis historik për zgjidhjen e konfliktit serbo-shqiptar

Gazeta Dita

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, njëherësh aleat kryesor i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka sugjeruar kompromis për ta përfunduar konfliktin për Kosovën. Duket se Kosova do të jetë njëra nga çështjet kryesore në negociatat e Serbisë për pranim në Bashkimin Evropian.

“Të gjithëve u duhet zgjidhja e përhershme e konfliktit serbo-shqiptar, e te ai mund të arrihet vetëm me marrëveshjen e serbëve dhe shqiptarëve, ku secili do të fitonte dhe humbte diçka”, shkruan Daçiç në një artikull autorial të botuar sot në të përditshmen beogradase, ‘Veçernje Novosti’.

“Kjo është ideja e kompromisit historik dhe e të drejtës etnike”, shkruan Daçiç dhe shpjegon kjo është “ideja e caktimit të kufijve në atë që është serbe dhe shqiptare dhe normalizimi i raporteve tona, sigurimi i trashëgimisë ortodokse serbe me formimin e bashkësive të pavarura të manastireve sipas një modeli grek, pastaj Bashkësia e komunave serbe për serbët në jug, kompensimi financiar për pasurinë e uzurpuar shtetërore dhe private”, transmeton REL.

Daçiç, këtë artikull e ka shkruar në periudhën kur para një kohe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është angazhuar për një dialog të brendshëm lidhur me Kosovën.

“Ky është propozim imi, i bazuar në dëshirën që serbët të fitojnë diçka ndërsa kohë ka shumë pak”, shkruan pos tjerash, Ivica Daçiç, dhe thekson se për “betejat utopike paraprakisht të humbura ose për tezën se Kosova është e humbur për Serbinë, ka kohë sa të doni”.

Daçiç thekson se “propozimi im është i vetmi real dhe i vetmi në interes të serbëve dhe shqiptarëve dhe i vetmi që shpejtë mund të realizohet”.

Share This Article
3 Comments
  • Propozimi i yt more Dac(ic) eshte teresisht ai qe ka qene , bile ne mos me i demshem, per shqiptaret ! Sipas ketij propozimi , Kosova duhet te shkrihet si shtet dhe te harrohet perfundimisht ! Nuk ka asnje shqiptar , te jete dakord me pislleqe te tilla , te dala boje , kush e di se sa dekada me pare !

  • Kjo deklarate tregon se serbet nuk heqin dore nga endera e tyre e vjeter , se mbeten ata qe kane qene dhe se gjendja do te vazhdoje ,ashtu si deri tani….. , si dhelpra qe ndjek pas dashin , me shprese qe t`i bien koqet !

  • “Sipas modelit grek”…..llahtare qe nuk u shpeton sllavve.
    Kane perfytuar historikisht nga keshilltaret etyre grek per modelet e masakrave dhe debimeve te shqiptarve.
    Kisha greke, shtet brenda shtetit edhe ne facen evropiane ta greqis.
    “Gangrena nuk sherohet pa prere nga rrenjat” (parafraze nga Mihal Grammeno)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *