Kompany: Guardiola ka ekip më të kompletuar se Mancini

Gazeta Dita

Manchester City ka personalitete më pak të mëdha se më parë, por më shumë rrjedhmëri dhe përshtatshmëri nën drejtimin e Pep Guardiolës, sipas kapitenit të klubit, Vincent Kompany. Manchester City e fitoi titullin e parë të Premier League me Roberto Mancinin në krye, së sezonin 2011-2012, kur kishte në përbërje lojtarë të tillë si Kolo Toure, Nigel de Jong, Carlos Tevez dhe Mario Balotelli.

Të gjithë kishin luajtur një pjesë të madhe në këtë triumf të rëndësishëm, para se të lëviznin nga stadiumi “Etihad”. Sergio Aguero, David Silva dhe Yaya Toure janë ndër të mbijetuarit në skuadrën e Guardiolës, për të cilën Kompany mendon se është më e balancuar.

“Ekipi që fitoi titullin e parë të ligës ka pasur personalitete të mëdha, djem me karakter, – tha ai. – Kjo skuadër ka më shumë rrjedhshmëri në të, ka koordinim, sistemi është shumë i përpiktë, prandaj ne do të shohim, sepse kjo skuadër ende ka nevojë për të fituar diçka. Por, ndjenja ime është se kemi shumë më tepër mjete që mund t’i përdorim.

Ishte e vështirë për ne që të luanim me një mbrojtje me tre vetëm për shkak të “personelit” që kishim. Tani është po aq e lehtë për ne që të kalojmë nga një mbrojtje me tre në atë me katër e kështu me radhë. Kjo është forca e këtij ekipi, fakti që ne thjesht mund të përshtatemi në kaq shumë mënyra”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *