VIDEO/ Kamarieri në Durrës parkon biçikletën pas lokalit, surpriza e hidhur me të cilën përballet

Gazeta Dita

Një kamarier në një nga lokalet në qytetin e Durrësit, si çdo mëngjes ka parkuar biçikletën e tij në pjesën e pasme të lokalit dhe ka nisur punën.

Në fund të ditës, kur ka mbaruar turnin, është kthyer për të marrë mjetin e tij udhëtues e për t’u kthyer në shtëpi, por është hasur me një surprizë të hidhur.

Ai nuk e ka gjetur më biçikletën tek vendi. I bërë tym, ka lajmëruar pronarin dhe bashkë kanë kontrolluar kamerat e sigurisë. I ka ardhur mjaft keq kur ka parë se biçikleta ishte vjedhur nga një djalosh shumë më i ri në moshë se ai.

“Unë nuk i di arsyet e tij, dhe as nuk më bëhet vonë për biçikletën, se do blej tjetër, por më vjen shumë turp nga gjesti që ka bërë ky djalë. Është kaq i ri dhe di fare mirë të vjedhë. Dua ta publikoni këtë video që të jetë si një mesazh sensibilizues edhe për të tjerët, të mos e kenë mendjen tek e vjedhura, se ja, të kapin kamerat e turpërohesh. Mund ta çoja dhe në polici, por vendosa ta bëj publike, për t’i dhënë një leksion të mirë këtij të riu”, – thotë pronari i biçikletës./joq

Share This Article
2 Comments
  • me pelqen idea e kamarierit per ta bere publike dhe duhet qe opinioni te reagoje ndaj gjesteve te tilla. Ky djalosh duhet te ndjehet i turperuar dhe shoket e tije duhet ta qortojne,pa le me prinderit e tij!. Por nuk e dije se a do te ndodhe keshtu…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *