Vendos bast $3 dhe fiton jackpot-in prej … 11.8 milionë dollarësh!

DITA Online

Një burrë nga Kalifornia ka fituar jackpot-in me vlerë prej 11.8 milionë dollarësh, duke vendosur vetëm 3 dollarë në një makineri të lojërave të fatit në Las Vegas.

Burri, i cili është identifikuar vetëm si Rodolfo T, e vendosi bastin gjatë pushimeve, në “Fremont Hotel and Casino”.

Sipas Las Vegas Review Journal, Rodolfo po luante në makinerinë “IGT Megabucks” kur qëlloi me fat dhe fitoi javën e shkuar paratë.

Ai kishte vendosur bastin maksimal në makineri me vlerën prej 3 dollarësh.

Menaxheri i kazinosë tha se megjithëse kishte parë shumë fitore gjatë viteve të tij të punës, kjo ishte e jashtëzakonshme.

Fremont ka dhënë mijëra jackpot-e gjatë gjithë historisë së saj 60–vjeçare në Las Vegas, por asnjëherë si ky”, tha Jim Sullivan.

Megjithatë fitorja e Rodolfos nuk ishte më e madhja në histori.

Rekordi për të njëjtën lloj makinerie është vendosur në vitin 2003, kur një person fitoi 39.7 milionë dollarë nga kazinoja e hotelit “Excalibur” në Las Vegas.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *