Turizmi bën inventarin: 1391 objekte kulturore të vizitueshme, si janë të shpërndara sipas qarqeve

DITA Online

 

Qeveria së fundmi nëpërmjet Ministrisë së Turizmit ka bërë një inventar të objekteve kulturore në të gjithë vendin që paraqesin interes për tu vizituar.

Databasa është me rreth 1391 objekte të shpërndara në 12 prefektura të vendit, shkruan Monitor.

Sipas një data batabase që ka ndërtuar Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës kanë edhe numrin më të madh të objekteve kulturore të vizitueshme përkatësisht me nga 210 dhe 206 secila.

Më pas për nga numri i lartë i objekteve kulturore janë qytet e Elbasanit, Tiranës, Beratit dhe Shkodrës.

Numrin më të ulet të objekteve e kanë qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Lezhës.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Kulturës, vërehet një trend pozitiv të treguesve të ndryshëm (vizitorë dhe të ardhura) përsa i përket turizmit kulturor.

Më saktësisht, nga viti 2015 në vitin 2016, vizitorët në muze, parqe dhe monumente kulturore janë rritur me 17,5%, ndërkohë që të ardhurat e arkëtuara nga këto institucione janë rritur me 18,9%.

Vërehet që numri më i lartë i vizitorëve për vitin 2016 është i përqëndruar në Parqet Arkeologjike, ndjekur më pas nga Monumentet e Kulturës dhe në fund nga Muzetë Kombëtarë

Bazuar në të dhënat e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbi hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë, gjatë vitit 2016 në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 4.735.511 shtetas të huaj.

Në këtë numër përfshihen të gjithë vizitorët që janë regjistruar nga sistemi TIMS i Policisë së Shtetit, përfshirë këtu edhe ata që kanë hyrë tranzit në vendin tonë.

Numri vizitorëve të huaj ka një rritje prej 14,6% krahasuar me vitin 2015.

Numri i objekteve kulturore sipas qarqeve

Qarku Berat     113

Qarku Dibër     64

Qarku Durrës    57

Qarku Elbasan   134

Qarku Fier 44

Qarku Gjirokastër    206

Qarku Korçë     161

Qarku Kukës     38

Qarku Lezhë     26

Qarku Shkodër   153

Qarku i Tiranës 185

Qarku i Vlorës  210

Totali     1391

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *