Policia e Shtetit ka bere me dije informacionin mbi numrin e rasteve të referuar në Prokurori për periudhën 1 korrik – 14 gusht 2017, për situatën e zjarreve në vend.
Në lidhje me numrin e rasteve të evidentura nga strukturat vendore të policisë, për ngjarjet e jashtëzakonshme dhe emergjente për situatën e zjarreve në shkallë vendi, dhe referuar në Prokurori si vepra penale për “Shkatërrim i pronës me zjarr” neni 151 i Kodit Penal, rezulton se:
– Janë zbuluar 34 raste zjarrvënie me 35 autorë, (12 autorë janë arrestuar e ndaluar, 19 autorë ndiqen në gjendje të lirë, si dhe 4 autorë janë shpallur në kërkim).
Numri i mjeteve dhe forcave të angazhuara për shuarjen e zjarreve:
– kanë marrë pjesë për eleminimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit 3545 punonjës policie në mbështetje e në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri, të emergjencave civile, pushtetit vendor dhe ushtrisë.
Janë angazhuar sipas kërkesës së Prefektëve të qarqeve edhe 80 efektivë të FNSH-së.
Motivet kryesore te zjarrëvënies dyshohet se janë:
– ripërtëritja e kullotave
– personat të cilët kanë marrë në përdorim pyjet, me qëllim shmangien e taksave
– hapje tokash të reja
– përdorimin i granteve për shëndetësim pyjor etj.
Policia ka marrë masa për objektet me risk për të cilat premisat për rënie zjarri, krahas pyjeve dhe kullotave jane te larta. Ato janë 4 subjekte që kanë depo për magazinim të lëndëve piroteknike fishekzjarrë, në Tiranë dhe në Elbasan.
Këto depo kanë marrë edhe vetë masat e sigurise pasi janë të certifikuara nga strukturat e Mbrojtjes ndaj Zjarrit, janë të miratuara nga Komisariatet e Policisë dhe sigurohen me Shërbime Private të Sigurisë të armatosura.
Strukturat e Policisë së Shtetit kanë angazhuar shërbime shtesë me qëllim parandalimin, zbulimin, identifikimin dhe goditjen e autorëve të zjarrëvënies së qëllimshme dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

dhe hashashi
S’ka fare tre aresye,por ka vetem nje : Jane militantet e
bandes se Sali Berishovicit anekend Shqiperise qe i kane
vene flaken Shqiperise ! Keshtu e do Shqiperine vellai i
Karaxhixhit te kredhur ne flake nga Vermoshi ne Konis-
pol ! Jo me kot monstra e Vicidolit i shperndau tropoja-
net kudo ne Shqiperi per t’i patur kontigjente juliganesh
per realizuar endrren e Milloshevicit : shkaterrimin e Shqi-
perise,por ,JO ! Dushmani i vicidolit nuk nuk do t’ja arrije
qellimit dhe endrres se Milloshevicit! Shqiperia dhe shqip-
taret i ngjajne FENIKSIT qe ringjallet nga hiri i vet. Kurre
armiqt e shqiptareve nuk kane mundur ta zhdukin ate ne
shekuj,qe nga kohet e lashta …!!!!
KËTA QË KENI ZËNË HIDHINI NË ZJARRET QË NDEZËN , TË DIGJEN TË GJALLË DHE KËSHTU NUK DO KETË MË ZJARRVËNËS