“Drejtësia do të pastrohet nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar”

DITA Online

 

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk asnjë dyshim se Vetting-u, do të pastrojë sistemin e drejtësisë shqiptare nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.

E kontaktuar nga Vizion Plus, zyra e ONM-së u pyet nëse do të jene pjesë e kontrollit nga ekipi i Vettingut gjyqtarët dhe prokurorët, që kanë dhënë dorëheqjen para se procesi të nisë të zbatohet.

“Ne besojmë se puna në kuadër të procesit të Veting-ut do të jetë tërësore dhe më në fund do të mundësojë pastrimin e sistemit të drejtësisë, nga ata të cilët nuk do të shërbejnë në interes të qytetarëve shqiptarë, por që kanë ndjekur praktika korruptive dhe/ose kanë pasur lidhje me rrjetet e krimit të organizuar. Përtej punës së Vetting-ut, zbatimi i reformës gjithëpërfshirëse të drejtësisë, ka vendosur themelet për të konsoliduar një sistem gjyqësor më efikas. Prandaj është në detyrë të organeve përkatëse të sigurojnë, sa herë që është e nevojshme, që hetimet efektive kundër krimit dhe lufta kundër korrupsionit, të kryhet në të gjitha nivelet.”

Ligji i Vetting-ut, ka hasur sipas faktorëve ndërkombëtarë të përfshirë në procesin e hartimit të tij, me oponencë të segmenteve të ndryshëm, me qëllim për ta penguar atë.

Alarm të cilin e ka dhënë edhe vetë drejtuesja e ONM-së Genoveva Ruiz-Calavera.

Zyra e Operacionit, rithekson se edhe nëse do të ketë përpjekje për bllokim, situatat do te tejkalohen.

“Zonja Calavera është shprehur se është normale se në reforma të ndërlikuara ekzistojnë disa rreziqe; disa mund të parashikohen dhe të parandalohen, ndërkohë që disa të tjera mund të zbuten. Kjo ishte një konsideratë e përgjithshme. Zonja Calavera pati mundësinë të përcillte një inkurajim të përgjithshëm, të gjithë aktorëve të përfshirë në Shqipëri, duke theksuar se në qoftë se bllokime të paparashikuara do të ndodhin gjatë rrugës së zbatimit, ato mund të tejkalohen përmes kurajos dhe përkushtimit.”

Në muajin korrik, Gjykata Kushtetuese vendosi të shtyjë në 28 shtator shqyrtimin e padisë së gjyqtarëve kundër Vetting-ut, të cilët ankimuan nenet që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ta.

ONM thotë se nuk ka asnjë koment për këtë çështje, pasi procesi është ende në zhvillim.

Megjithatë, një pjesë e vëzhguesve ndërkombëtare kanë mbërritur në Tirane dhe kanë nisur punën me dosjet e magjistratëve shqiptarë.

Share This Article
9 Comments
  • Te shohim si do te realizohet VETTINGU duke kapur CIRONKA apo PESHKAQEN te kalibrit si SALI BERISHA, FATOS NANO, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA.

    • po kryemafiozin meta pse e le apo e kokwen dhepasuriner e vjedhur nga populli me te madhe……????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    • Jo mër jo!!
      Ne fakt, ne qofte se ka njeri qe i ka mbetur ora ne vitin 1985 je ti. Po shtyhu edhe pak mor burrë, edhe nja pese a gjashte vjet, te kapesh vitin 1991. Do shikosh sa mire do ndjehesh.
      Eej, se mos nuk e di ti. Enver Hoxha ka kohe …… qe ……. ka vdekur. Ta thashe avash qe mos te te bjere te fiket.
      Tani, me thene te drejten, ka mbetur edhe nje komunist. Nuk po e gjen dot njeri qysh ta heqim qafe. Sali Berisha e ka emrin, ne qofte se e njeh. Nuk ka lene gje pa bere dhe prape ne krye te PD-se eshte. I ropi dhe I dogji per se gjalli te perndjekurit edhe tani ne demokraci, dhe prape nuk e gjen gjë. Kocke e forte keta komunistet. Apo per Saliun e kishe ti?
      Ne qofte se flet per Saliun, hallall, sepse nuk.kam ç’te them. Komunist eshte.
      Vetem Hysen Shoshori dhe te perndjekurit e tjere e dine çkane hequr prej tij.
      Po ti nuk flet per Saliun apo jo? Sepse ne fakt, as ti nuk e di se per çfare po flet.

  • pak komente per kete teme.te pastrohen politikanet,te pastrohen gjygjtaret,te pastrohen prokuroret,pra kjo pune eshte per njerezit qe vendosin,dhe jo per komentues,sepse mund te habitesh,pse nuk arrestohet x -y nga te siperpermendurit.mendoj se nese ka seriozitet,per kete pune,atehere,Njerezit qe vendosin ,pra qe i dine punet,mund te arrestojne,siq edhe e thote komentues,kush e meriton te arrestohet.pra kjo teme eshte ne te ardhmen ne fokuus te vetingut!

  • Po politika a do te pastrohet nga politikanet e korruptuar dhe fashiste, nga shitesit kyçe te Atdheut e te interesave te kombit?!…

    DRENICA E KUQE

  • Ky ,vetingu me duket vetem shou pasi asgje ska per te ndodhur.Kaluan 4-vjet dhe vec zhurmes (si bubullima pa shi)asgje nuk shohim.Vetem vetdeklarimet e tyre te krahasohen me te ardhurat qe kane pasur dhe mendoj qe dalin zbuluar.Mos i tirni gjerat si pelhura e Penelopes.

  • Po politika a do te pastrohet nga politikanet e korruptuar dhe fashiste, nga shitesit kyçe te Atdheut e te interesave te kombit?!… Dhe, mos harroni: Pa u pastru politika, nuk do te pastrohet asnje fushe tjeter!…

    DRENICA E KUQE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *