VIDEO/ “7 ditë aksion, 27 karburante paguajnë për licencën”, drejtori operacional bën thirrjen e fundit

Gazeta Dita

Një javë pas aksionit të bashkisë së Tiranës për licencimin e pikave të karburantit, shiritat e bllokimit i janë hequr 27 njësive tregtare të hidrokarbureve. Kjo pasi drejtuesit e bizneseve kanë plotësuar dokumentacionin dhe kanë bërë pagesën e plotë.

Por ende nën bllokim qëndrojë 15 karburante ndërkohë që aksioni në terren po vijon çdo ditë, deri në karburantin e fundit nga 173 në total që ushtrojnë aktivitetin në bashkinë e Tiranës.

“Janë inspektuar 30 subjekte nga 173 në total, kemi bllokuar rreth 15 njësi tregtimi, janë zhbllokuar 7 njësi për efekt të plotësimit të dokumentacionit dhe pagesës së bërë. Kanë aplikuar rreth 27 njësi pranë Bashkisë dhe kanë paguar 27 njësi të cilat e kanë plotësuar dokumentacionin dhe janë në fazën e pagesës për marrjen e licencimit për aktivitetin.

Drejtoria e Tatim Taksave të Tiranës u bën thirrje bizneseve që të licencohen pasi nga ky aksion nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e objektivit, licencim për çdo subjekt.

“I bëjmë thirrje biznesit pas tejkalimit të afateve për licencim, duhet të paraqiten në sportele për të kryer aplikimet deri në fazën e pagesës së lejes, aksioni ynë do të jetë i pandalur edhe në fundjavë për të arritur objektivin tonë. Në një afat të shkurtër të gjitha subjektet që e meritojnë do të jenë të licencuar”,- tha Kujtim Nanaj, drejtor operacional.

Shumat e konsiderueshme që mblidhen në zbatim të vendimit të këshillit të ministrave nga vendorët do të rikthen në investime tek qytetarët.

“Këto detyrime i kalojnë komunitetit në lidhje me investimet që bëhen në qytet si shkolla, çerdhe kopshte dhe infrastrukturë. Kjo pagesë përmirëson jetën e qytetit tonë”,- shtoi Nanaj.

Nga 173 subjekte të evidentuara në territorin e Tiranës në fund të këtij aksioni numri i karburanteve pritet të ulet ndjeshëm për shkak të mosplotësimit të kushteve për të ekzistuar, mungesë të aftësisë paguese dhe probleme me hyrje-daljet në rrugët e qytetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *