Sezoni i ri ka filluar tashmë dhe tani ka ardhur momenti që të mbyllen përfundimisht llogaritë me atë të kaluarin. Për të bërë këtë duhet dhënë edhe çmimi i lojtarit të vitit të UEFA-s për sezonin 2016-17. Organizata që drejton futbollin europian ka zbuluar tre finalistët.
Nuk mund të mungonte Cristiano Ronaldo, fitues i Champions League me Real Madrid dhe autor i një dygolëshi në finale kundër Juventus-it, që do të përfaqësohet në podium nga Gianluigi Buffon. Treshja kompletohet me yllin e Barcelona-s Lionel Messi, i cili ka fituar Kupën e Mbretit me Barcelona-n, por që ka zhgënjyer në kompeticionet e tjera. Fituesi do të shpallet në ceremoninë që do të zhvillohet 24 gushtin e ardhshëm në Monako.
Ndërkohë, përveç treshes së mësipërme, lista e 10 kandidatëve për çmimin e Lojtarit të Vitit përfshinte edhe Modric me Kroos, respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë. Pas tyre vjen Paulo Dybala, i cili ka parakaluar Sergio Ramos dhe talentin Kylian Mbappe. Mbrapa krahëve të tyre pozicionohen Robert Leëandoëski dhe Zlatan Ibrahimovic.
