Joao Pedro, mesfushori i avancuar i Cagliari-t, ka folur për “Gazzetta dello Sport” në lidhje me ndeshjen e parë të kampionatit që ekipi i tij do të luajë kundër Juventus-it:
“E dimë mirë se kush janë, por edhe ata e dinë se Cagliari duhet respektuar. Kemi disa ide nëpërmjet të cilave mund të ndëshkojmë rivalët. Jemi në 70 për qind të formë, por po përmirësohemi. Pas Fenerbahce dhe Palermo është parë qartë se jemi një grup i bashkuar”, ka thënë Pedro.
“Nuk ka rëndësi se kush luan, të gjithë mund të jemi vendimtarë. Cagliari mbrohet, kundërsulmon dhe ndërron lëkurë në varësi të kundërshtarit dhe ndeshjes. E ndiej se do të jetë një sezon i veçantë. Higuain dhe Mandzukic, të rrezikshëm? Do të mendojë Pisacane për t’i ndalur. Dhe bashkë me të, gjithë ekipi”.
