Departamenti amerikan i Shtetit nxori të martën raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë. Raporti përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtetet e territore dhe dokumenton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët.
Në këtë raport analizohet në kapituj të veçantë edhe liria e besimit në Shqipëri.
Raporti vë në pah se kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e besimit. Ajo përcakton se nuk ka një fe zyrtare, thotë se shteti është neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare.
Megjithëse raporti flet me nota pozitive për harmoninë fetare në Shqipëri dhe qëndrimin e qeverisë ndaj besimeve të ndryshme, ai vë në dukje se është shënuar pak përparim lidhur me kthimin e pronave të institucioneve fetare. Qeveria ka trajtuar kërkesat e grupeve tradicionale fetare lidhur me kthimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist, megjithatë shumë raste mbeten ende të pazgjidhura.
Qeveria, thuhet në raport, ka legalizuar 137 xhami, krahasuar me 6 syresh një vit më parë. Shumica e tyre ishin ndërtuar pa leje gjatë viteve të 90-ta. Kryeministri ka shpallur një projekt sprovë që përfshinë 10 shkolla me synimin për nxitjen e tolerancës fetare në shkollat e mesme si mjet për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Por, ai ka theksuar se nisma e tij nuk do të ndikojë mbi sistemin arsimor sekular të vendit.
Raporti thekson se Këshilli Ndërfetar që duhej të vepronte si një forum i udhëheqësve të komuniteteve fetare ku do të diskutoheshin shqetësimet e përbashkëta, nuk është mbledhur sikurse një vit me herët. Papa Françesku priti në Romë kreun e rendit Bektashi të Shqipërisë, që është pritja e parë e një udhëheqësit fetar tek Papa.
Raporti thekson se zyrtarët e ambasadës amerikane kanë vazhdar të nxisin zgjidhjen e çështjes së pronave, kanë zgjeruar projektet për kultivimin e diversitetit fetar dhe kanë punuar me komunitetet fetare dhe organizatat joqeveritare, për të shkurajuar ekstremizmin e dhunshëm të lidhur me besimin si dhe për të nxitur tolerancën fetare.
Raporti vë në pah se disa politikanë kanë vazhduar të kritikojnë Arqipeshkopin e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë për lidhjet me qeverinë greke.
Më 12 nëntor, Myftiu i madh Skender Bruçaj, udhëheqës i Bashkësisë Islame, mirëpriti ekipin izraelit të futbollit që po luante me Shqipërinë, duke vënë theksin tek toleranca dhe harmonia fetare ne vend. /VOA/

gallate fetare….
le te na tregoje dash-i qofte dhe nje biblioteke te re qe eshte ndertuar pas 1992.
.
kam mendimin se shteti shqiptar teper i varfer qe jeton nga borxhet pa limit (litar ne fyt per brezat) nuk duhet te paguaje rrogat e mijra prifterinjeve-hoxhallareve-dervisheve baballareve nga buxheti.
.
ne drejtim te fese jam fans i pashko vases:
shqiptare mos shikoni kisha dhe xhamia
feja e shqiptarit eshte Shqiptaria
.
e fundit:
sundimi i diktatorit janullatos me shume se nje cerek shekulli jo vetem qe i zbeh keto “vrojtime pa vlere” por na shkon mendja te enveri qe ne nje fare menyre kishte te drejte..
.shtoji ketu dhe reabilitimi i shume prifterinjeve katolike qe bashkpunuan me fashizmin kohet e fundit e ka bere ate popull te psheretije kur lexon keto artikujt e dashit amerikes
Mos doni ten krijoni te njejten situate me manastiret ortodokse ne Kosove , qe tashme kerkojne pavaresi edhe me te garantuar se sa vete shteti i Kosoves ?! C`jane keto idjotesira , ti heqesh token fshatarit dhe t`ua japesh tyrbeve , xhamive apo manastireve te drejtuar nga fanariotet e Stambollit ?! Na ngrihet leshte e kokes , kur shohim qe mediat preokupohen per tokat e pretenduara nga fanariotet , por jo per fatin e fshatareve , shumica e te cileve ende nuk kane marre tapite e tokave ! ! ! ! !
Nuk i paska vene gradat e kolonelit Janullatosi , apo i ka nen mbulesen e zeze qe ka hedhur kraheve ?!
Parate dhe pronat shqiptare sot e tutje do ti marri kish, xhamia dhe te perndjekurit politike. Shqiptaret e tjere le te hane borraçon e demokracise. Keshtu kane vendosur qeverite dhe gjykatat qe kane dhe ato pjesen e tyre. Dhe thone pse ikij emigrante shqiptaret! Emigrante kane ikur shumica qe nuk gjejne dote vend per te jetuar ne Shqiperine e pushtuar pas kaq vitesh, s’ishte gje pushtimi nazi-fashist.