Dybala: I paharrueshëm goli im i parë me numrin 10

Gazeta Dita

Pavarësisht zhgënjimit për disfatën në Superkupën e Italisë dhe autokritikës në të nxehtë, Paulo Dybala nuk dëshiron të harrojë ndeshjen kundër Lazio.

Sepse është pikërisht në atë ndeshje që argjentinasi ka realizuar golin e tij të parë me fanellën e re me numër 10 te Juventus. “Goli i parë me numrin 10 do të jetë e pamundur të harrohet”, shkroi Dybala në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”.

Me dopietën e tij kundër Lazio Joya ka arritur kuotën e 44 golave në 95 ndeshje me fanellën bardhezi, duke qenë edhe njëri prej të paktëve që u shpëtuan nga vlerësimet e dobëta për performancën e realizuar ndaj Lazio në Superkupë. Argjentinasi, me dygolëshin e tij arriti të barazojë përkohësisht rezultatin kundër bardhekaltërve.

Por, pavarësisht përpjekjeve individuale të Dybala, trofeu i parë sezonal shkoi për ekipin kryeqytetas që arriti të fitojë me rezultatin 3-2 vetëm pak momente para përfundimit të takimit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *