Paralajmërimi i ministrit amerikan për Koren e Veriut: Nëse godisni SHBA, plas lufta

Gazeta Dita

Pasi Koreja e Veriut tregon forcën dhe thotë se është e gatshme të lëshojë raketa në ishullin amerikan në Paqësor, vjen një tjetër deklaratë e fortë nga SHBA. Ministri amerikan i Mbrotjejs, Jim Mattis njoftoi sot se Pentagoni shumë shpejt mund të përcaktojë shënjestrën e raketave koreanoveriore nëse Pheniani vendos të lëshojë raketat e tij drejt SHBA-së.

“Nëse ata godasin SHBA-në, ne shumë shpejt mund të kemi një luftë”, deklaroi ai gjithashtu për median duke shtuar se SHBA-ja do të përpiqet të shkatërrojë çdo objekt kërcënues që i afrohet ishullit të Guam.

Megjithatë ai refuzoi të saktësojë nëse Uashingtoni do të shkatërrojë një raketë që kalon thjesht pranë Guam, pa kërcënuar drejtpërdrejtë ishullin amerikan që ndodhet në Paqësor.

Koreja e Veriut kërcënoi javën e kaluar se do të lëshojë katër raketa në drejtim të Guam pas një rritje të tensioneve verbale mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreanoverior, Kim Jong Un.

Në një deklaratë të prezantuar nga agjencia zyrtare e lajmeve të Penjanit KCNA, lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, ka urdhëruar ushtrinë e tij të jetë e gatshme në çdo kohë për nisjen e raketave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *