Barcelona, humbja me Real kushton 200 milionë euro

Gazeta Dita

Coutinho dhe Dembele do të nënshkruajnë me Barcelona-n në ditët e ardhshme. Sipas të përditshmes katalanase “Sport”, drejtuesit e klubit spanjoll kanë vendosur të përshpejtojnë negociatat për të siguruar dy lojtarët pas humbjes së pësuar në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës kundër Real Madrid, një ndeshje që ka nxjerrë akoma më në pah mangësitë e skuadrës që ka në dispozicion trajnerit Valverde pas largimit të Neymar.

Kështu, Barcelona është gati për të bërë një investim të çmendur: 100 milionë euro për Dembele dhe 100 milionë euro të tjera për Coutinho, me dy lojtarët që do të bëhen blerjet më të shtrenjta të historisë së klubit.

I pari që do të zbarkojë në Spanjë do të jetë brazilianit, i lënë jashtë ekipit për ndeshjen e Champions League kundër Hoffenheim. Për Dembele do të duhen disa ditë më shumë.

Dortmund e ka pezulluar sulmuesin pasi ky nuk ka marrë pjesë në një seancë stërvitore javën e kaluar dhe është në kërkim të zëvendësuesit. Drejtuesit katalanas, pavarësisht se konsiderojnë shumë të lartë shifrën e kërkuar nga gjermanët, janë gati të bëjnë një sforcim për të përforcuar skuadrën dhe për të kthyer entuziazmin brenda dhe rreth “blaugranave”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *