Mignolet pret penallti, Liverpool fiton 2-1 me Hoffenheim

Gazeta Dita

Liverpool ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës me grupe të Champions League me fitoren 2-1 të marrë sot në fushën e Hoffenheim në ndeshjen e parë të fazës “play off”.

Anglezët i kanë dhënë vazhdimësi ecurisë së tyre pozitive kundër klubeve gjermane, ndaj të cilëve kanë pësuar vetëm një humbje në 15 ndeshje të luajtura në kompeticionet europiane.

 

Gjithsesi, skuadra e Julian Naglesmann ka shpërdoruar një rast të artë për të zhbllokuar ndeshjen dhe për të kaluar në avantazh në minutën e 12-të, kur Simon Mingolet, portieri i “Të Kuqve”, ka pritur një penallti të goditur shumë keq nga Kramaric.

Dhjetë minuta para fundit të pjesës së parë miqtë kanë shënuar me 18-vjeçarin Trent Alexnader-Arnold, i cili ka shënuar me një goditje perfekte dënimi. Takimi është mbyllur përfundimisht me autogolin e realizuar nga Nordveit në minutën e 74-t. Vendasit kanë ngushtuar diferencat 3 minuta para fundit me Uth.

Në katër takimet e tjera të luajtura sot, azerbajxhanasit e Qarabag kanë fituar 1-0 në shtëpi ndaj danezëve të Copenhagen. Goli i ndeshjes është shënuar në minutën e 25-të nga Madatov. Fitore edhe për qipriotit e APOEL, të cilët kanë mundur 2-0 çekët e Slavia Prague në shtëpi. De Camargo (2’) dhe Alofenis (10’) kanë qenë autorët e golave.

CSKA e MOskës ka marrë një fitore në transferët, duke mundur 1-0 Young Boys falë një autogoli të Kasim në minutën e 91-të. Ndërkohë, është mbyllur në barazim pa gola Sporting-Steaua. Ndeshjet e kthimit do të luhen 23 gushtin e ardhshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *