Erozioni i legjitimitetit dhe funerali i komunizmit si sistem

Dita

 

Nga Prof. Fatos Tarifa

(vijon nga numri i kaluar)

“Trupi” dhe “mendja” e sistemit

 

Duke e cilësuar autoritetin legjitim si aftësinë e një qeverie për të ruajtur besimin e qytetarëve në pushtetin dhe politikat e saj, Hannah Arendt shkruante se, “Asnjë revolucion nuk ka arritur sukses, madje pak revolucione kanë nisur, për sa kohë që autoriteti i politikës ekzistuese ka mbetur i paprekur”.[1]

Pikëpamja e saj u konfirmua edhe një herë plotësisht në revolucionet e viteve 1989-90 në Europën Qendrore e Lindore. Erozioni i legjitimitetit të socializmit shtetëror, që në të vërtetë ndodhi si një proces gradual, që zgjati në kohë dhe që, më në fund, solli shembjen e krejt sistemit, ishte rezultat i pashmangshëm i një numri faktorësh politikë, ideologjikë, ekonomikë dhe kulturorë.

Prof. Fatos Tarifa

Në dritën e diskutimit që kemi zhvilluar në numrat e fundit të kësaj gazete është me vend që të analizojmë shkaqet kryesore që çuan në venitjen dhe humbjen e legjitimitetit të socializmit shtetror. Argumentet kryesorë në debatin akademik gjatë këtyre më shumë se dekadve së fundit janë përqendruar kryesisht në dy faktorë kryesorë, të cilët Kolakowski i quan në mënyrë metaforike “mendja” (the mind, ose ideologjia) dhe “trupi” (the body, ose ekonomia).[2] Këta dy faktorë përbëjnë, në të vërtetë, bërthamën e të gjitha shpjegimeve që studiues të ndryshëm janë përpjekur të japin për këtë çështje.

Dështimi ekonomik i sistemit

Sipas një pikëpamjeje tepër të përhapur në qarqet e sotme akademike, faktori vendimtar që ia shterroi sistemit socialist legjitimitetin e tij të dikurshëm dhe që çoi në mënyrë të pashmangshme në falimentimin e tij, ishte inefiçenca e sovjetizmit si sistem ekonomik dhe dështimet e tij të përsëritura për të plotësuar shpresat në rritje të popullsisë, madje edhe kërkesat e tyre ekonomike bazë. Një pikëpamje e tillë buron nga besimi në përparësinë që ka ekonomia ndaj politikës, gjë që, siç vërente Luhmann, manifestohet përmes shkallës në të cilën “gjykimi mbi suksesin politik përcaktohet në varësi të suksesit ekonomik”.[3]

Sipas kësaj pikëpamjeje, shtetet socialiste i mbështetën pretendimet e tyre për legjitimitet në aftësinë që gjoja ata kishin për të arritur një zhvillim ekonomik të shpejtë, për të garantuar një furnizim të qëndrueshëm dhe në rritje me mallra e shërbime, madje duke u premtuar qytetarëve të tyre se do të arrinin e do të tejkalonin standardin e jetesës së shoqërive të zhvilluara kapitaliste. Sipas po këtij argumenti, kur pas disa arritjesh ekonomike dhe sociale të fillimit u bë e qartë se shteti socialist ishte i paaftë që t’i përmbushte premtimet e tij ekonomike, legjitimiteti i tij u vu në pikepyetje dhe u minua. Për rrjedhojë, shteti socialist nuk mund ta ruante më të drejtën e autoritetit për të qeverisur.

Cilatdo që të jenë arsyet që mund të serviren për të shpjeguar erozionin e legjitimitetit të socializmit shtetëror, në radhët e studjuesve të politikës krahasuese ekziston një konsensus i përgjithshëm në një pikë: në atë se legjitimiteti i një regjimi politik, pa përjashtuar këtu as socializmin shtetëror, ka të bëjë në një masë të konsiderueshme me efiçencën e sistemit, e cila nënkupton funksionimin aktual të qeverisjes, si dhe shkallën në të cilën ajo plotëson funksionet bazë, e parë kjo nga këndvështrimi i popullsisë në përgjithësi dhe i grupeve kryesorë në shoqëri.[4] Nga kjo pikëpamje—dhe në mënyrë paradoksale—do të thoja se sistemi i tipit sovjetik, ndonëse tepër i efektshëm (dhe këtu me efektshmëri kuptoj aftësinë për të arritur objektivat), ishte njëkohësisht shumë inefiçent. McSweeney dhe Tempest e theksojnë këtë ide në kontekstin e një sërë disavantazhesh të socializmit shtetëror ndaj Perëndimit, të cilat demonstruan paaftësinë e të parit për të provuar epërsinë që ai pretendonte se kishte mbi kapitalizmin.[5] Këta autorë e vënë theksin sidomos te bumi i madh i konsumit që provuan ekonomitë e vendeve kryesore kapitaliste aty nga mesi i viteve 1980, periudhë gjatë së cilës Bashkimi Sovjetik si dhe të gjitha vendet e Europës Lindore u karakterizuan nga një rënie e paparë e ritmeve të zhvillimit. Në këto rrethana, pohojnë ata, ishte e vështirë të mos e lidhje efikasitetin e ekonomive të tregut me sistemin e tyre social e politikë.[6]

Një numur autorësh zhvillojnë një argument të ngjashëm. Sipas tyre, ishin dështimi i “socializmit real” për të rritur produktivitetin,[7] si edhe perceptimi i hendekut teknologjik dhe ekonomik në rritje mes ekonomive të komanduara të socializmit shtetror dhe ekonomive të përparuara të tregut,[8] ata faktorë që luajtën rolin vendimtar në dobësimin e legjitimitetit të socializmit shtetëror dhe që i detyruan, më së fundmi, elitat komuniste të hapnin sistemet e tyre dhe të fillonin reforma ekonomike. Kur njerëzit filluan ta vlerësojnë dhe ta masin funksionimin ekonomik të sistemit të tyre socialist jo më duke bërë krahasim me prapambetjen e së kaluarës por me ekonomitë e përparuara kapitaliste, që karakterizoheshin nga një shumëllojshmëri në rritje mallrash dhe shërbimesh, për ta u bënë të qarta, përtej çdo dyshimi, difektet dhe mangësitë e socializmit shtetëror si rend ekonomik dhe politik dhe kërkuan ndryshime. Dallimet mes Lindjes dhe Perëndimit ndihmuan kështu për t’i delegjitimuar ideologjinë komuniste, praktikat socialiste dhe elitat sunduese në të gjithë këta vende.[9] Victor Nee dhe Peng Lian argumentojnë gjithashtu se, “në përgjithësi, kur një parti komuniste i hap dyert botës së jashtme, njerëzit venë re menjëherë hendekun e madh që ekziston midis nivelit të jetesës në vendet perëndimore dhe nivelit në shtetet socialiste. Shpresat për të ardhmen mund ta përshpejtojnë dobësimin e besnikërisë ndaj partisë”.[10]

Humbja e besimit

Një linjë tjetër argumentimi i referohet humbjes së besimit ndaj socialimit shtetëror dhe dështimeve të tij ideologjike si faktori vendimtar që ia hoqi sistemit të gjithë validitetin e tij moral dhe e shterroi rezervuarin e mbështetjes popullore ndaj tij. Ky argument është shtjelluar me qartësi të veçantë nga Kolakowski, i cili argumenton se baza e legjitimitetit të sundimit komunist buronte, në radhë të pare, nga parimet ideologjike që justifikonin organizimin e shoqërisë së tipit sovjetik dhe që përcaktonin vendin e saj në shoqëri.[11] Rrjedhimisht, vë në dukje ai, shtetet komuniste të Europës Qendrore e Lindore arritën të mbijetojnë, megjithë ekonomitë e tyre tepër inefiçente, për sa kohë që mekanizmat ideologjikë shërbyen për ta justifikuar atë sistem.[12] Pikëpamja e Huntington-it se “qeveritë revolucionare mund të minohen nga kamja por ato kurrë nuk përmbysen nga varfëria”,[13] duket se e mbështet argumentimin e mësipërm të Kolakowskit.

Mbështetur në këtë logjikë, mund të argumentohet se kur dobësohet dhe bie besimi i njerëzve te një ideologji, e cila justifikon një sistem të caktuar prodhimi dhe shpërndarjeje, atëherë edhe legjitimiteti i sistemit dobësohet dhe bie. Për pasojë, vetë sistemi humbet arsyen e brendshme të ekzistencës së tij, të ashtuquajturën raison d’être. Në rastin e sistemit të tipit sovjetik, me erozionin e ideologjisë komuniste—shtylla kryesore mbi të cilën ka qenë mbështetur historikisht pretendimi i tij për autoritet legjitim—u thanë edhe vetë rrënjët e ngrehinës politike të mbështetur mbi këtë ideologji dhe krejt sistemi u shemb. Fukuyama ka shprehur një pikëpamje të ngjashme, kur pohon se: “Dobësia kritike që eventualisht i shembi këta shtete ishte, në analizë të fundit, dështimi i legjitimitetit, pra kriza në nivelin e ideve”.[14]

Ideja që përshkon këta argumente është ajo se, nëse besimet e njerëzve kanë forcë, ashtu siç tregon qartë historia e largët dhe e afërt, atëherë një krizë besimi do ta prekte thuajse me siguri forcën e sistemeve të pushtetit dhe do ta minonte legjitimitetin e tyre. Pikëpamjet, vlerat dhe besimi i njerëzve në legjitimitetin e një sistemi të caktuar si dhe gatishmëria e tyre për t’iu nënshtruar një politike apo një qeverie të veçantë mund të ndryshojnë si rrjedhojë e vlerave dhe besimeve të reja (ose e perceptimit të ri të vlerave të mëparshme), ose si rrjedhojë e ndryshimeve në perceptimin e sistemit ekzistues. Natyrisht, këto ndryshime vijnë si pasojë e ndryshimeve në mjedisin politik, kulturor dhe ekonomik të një vendi, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Dështimi politik i sistemit

Daniel Chirot,[15] Iavn dhe Balazs Szelényi[16] si dhe ndonjë studjues tjetër shprehen, gjithashtu, kundër një shpjegimi ekskluzivisht ekonomik mbi erozionin e legjitimitetit të socializmit shtetëror dhe falimentimin e sistemit, duke e quajtur atë tepër semplist. Sipas tyre, thjesht përmendja e problemeve ekonomike asnjëherë nuk mund të japë një shpjegim të mjaftueshëm. Ndërsa Chirot e trajton dështimin ekonomik të socializmit shtetëror për të arritur epokën e pestë industriale që po lindte në Europën Perëndimore, në Shtetet e Bashkuara dhe në Azinë Lindore, si një problem që i shtohej erozionit aktual të legjitimitetit të rendit socialist, i cili kishte edhe shkaqet e tij politike dhe morale, Szelényi dhe Szelényi theksojnë kryesisht aspektin politik të socializmit shtetëror, paaftësinë e tij për t’u zhvilluar si sistem demokratik (se sa dështimet e tij ideologjike ose dobësinë ekonomike), paaftësi e cila më në fund minoi besimin e publikut te “socializmi real” dhe mbështetjen për të. Për këta autorë, “dobësia kryesore e projektit socialist nuk ishte aspak ekonomike, ajo ishte politike. Problemi kryesor i socializmit nuk ishte se ai nuk funksionoi si sistem ekonomik, por se ishte i paaftë për ta konsoliduar veten si një sistem demokratik dhe, me kalimin e kohës, kjo e minoi trashëgiminë e tij”.[17]

Dihet gjerësisht se, duke filluar nga gjysma e dytë e viteve 1960, rritja ekonomike në pothuajse të gjithë “demokracitë popullore” të Europës Qendrore e Lindore filloi të ngadalësohej, madje edhe sipas vetë vlerësimeve të tyre. Aty nga vitet 1970, të gjithë shtetet socialistë mbërritën në një pikë kthese për sa u përket kushteve të tyre të përgjithshme ekonomike. Asnjëri prej tyre nuk ishte në gjendje që të kapërcente mungesat e prodhimit, të cilat u bënë sidomos të ndjeshme në fillim të viteve 1980. Për shembull, në periudhën midis viteve 1965 dhe 1985, ritmi i rritjes së Prodhimit Kombëtar Bruto në Bashkimin Sovjetik ra nga 8 për qind në 3.2 për qind.[18] Me pak fjalë, sistemi socialist rezultoi në një inefiçencë dhe shpërdorim të jashtëzakonshëm të burimeve njerëzore dhe materiale. Një studim i revistës The Economist (5 Dhjetor 1992) vlerësonte se Bashkimi Sovjetik përdorte për njësi të Prodhimit Kombëtar Bruto 15 herë më shumë çelik, 9 herë më shumë gomë dhe 6 herë më shumë energji se sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas revistës në fjalë, nëse të gjitha lëndët e para që prodhonte ekonomia sovjetike do të shiteshin jashtë, vendi do të kishte një Prodhim Kombëtar Bruto dy herë më të madh se sa ai aktual. Një sistem i tillë, i cili mbështetej në planifikimin e komanduar nga qendra, u bë gjithnjë e më i paaftë për të plotësuar kërkesat në rritje të popullsisë dhe të vetë ekonomisë në këta vende. Menshikov e ka përkufizuar në mënyrë të goditur sistemin socialist si një sistem i cili ka prirjen të “rikrijojë ose riprodhojë gjendje defiçiti”. Duke eliminuar stimujt materialë, socializmi shtetëror vazhdimisht riprodhonte dhe të riafirmonte “gjendjen e ofertës së pamjaftueshme dhe të kërkesave në rritje”.[19]

Ndërgjegjja apo qenia shoqërore?

Megjithatë, siç argumenton David Mason, rënia ekonomike e shteteve socialiste, e cila u përkeqësua më tej nga fundi i viteve 1970 dhe gjatë viteve 1980, vetëm sa e preku legjitimitetin politik tashmë të brishtë të qeverive të tyre.[20] Me fjalë të tjera, problemet ekonomike morën rëndësi kritike vetëm pas një erozioni ose delegjitimimi fillestar të autoritetit ekzistues. Siç shprehet Kolakowski, nuk ishte niveli i plotësimit absolut, ose qoftë edhe relativ të nevojave materiale ai ku duhet kërkuar e gjetur arsyeja e shembjes së regjimit komunist, por erozioni i vazhdueshëm i besimit te komunizmi, si sistem shoqëror, dhe ndryshimet në mentalitetin e njerëzve. Sipas tij, “të gjitha premtimet e papërmbushura dhe shpresat e zhgënjyera për një jetë më të mirë stimulojnë energji revolucionare. Por burimi i vërtetë i kësaj energjie duhet parë te ndryshimet në mentalitetin e njerëzve”.[21]

Daniel Chirot argumenton të njëjtën ide, por me fjalë të tjera. Sipas tij, “të rinjtë e arsimuar, jo vetëm studentët e universiteteve, por edhe nxënësit e shkollave të mesme, dinin tashmë mjaft për botën që i rrethonte sa të kuptonin se ishin mashtruar dhe vetë udhëheqësit e tyre nuk i besonin më gënjeshtrat”.[22]

Dhe, përsëri, Kolakowski, autori i famshëm i veprës në tre vëllime, Main Current of Marxism, ka dhënë, ndoshta, mendimin më interesant mbi raportin e socializmit shtetëror me teorinë marksite, kur shoshte: “Ndoshta argumentin më të fortë kundër frazës së pavdekshme të Marksit se ‘qenia shoqërore përcakton ndërgjegjen shoqërore’ e jep vetë historia e shteteve që e kanë asimiluar këtë frazë si pjesë të ideologjisë së tyre”.[23]

Përfundim

Për të dyja hipotezat e mësipërme mund të jepen prova që i mbështesin ato; megjithatë, për asnjërën prej tyre nuk mund të thuhet me bindje se është më e sakta. Sepse është e pamundur të konkludosh në mënyrë të prerë nëse ishte dështimi i ideologjisë komuniste ai që çoi në ekonomitë irracionale dhe inefektive të vendeve socialiste, duke e deligjitimuar socializmin shtetror, apo, në të kundërt, ishin dështimet e njëpasnjëshme ekonomike në të gjitha vendet socialiste ato që i delegjitimuan ideologjinë komuniste dhe sistemin politik në të cilin mishërohej kjo ideologji.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë se këto dy argumente qëndrojnë thjesht paralel me njëri-tjetrin. Ata janë të lidhur dialektikisht mes tyre në një mënyrë të tillë që, “falimentimi ekonomik mund të ketë qenë po aq rezultat i mungesës së legjitimitetit politik sa edhe shkak i tij”.[24] Prandaj, as interpretimi i njëanshëm ekonomik dhe as shpjegimi i njëanshëm ideologjik, të marë veçmas, nuk mund t’i japin një përgjigje të kënaqshme çështjes mbi shkaqet më të thella të errozionit të legjitimitetit të socializmit shtetëror dhe shembjes së atij sistemi. Të kuptuarit e shkaqeve se përse ky sistem e humbi legjitimitetin e tij kërkon një kombinim të të dy këndvështrimeve të mësipërm.

Për më tepër, ne mund të konkludonim fare mirë, ashtu siç shprehet Ismail Kadare, se ndoshta “është ende tepër herët të flitet për shkaqet e shembjes së komunizmit në Europën Lindore dhe në Bashkimin Sovjetik. Largësia që na ndan prej tij është ende e vogël për të zotëruar e gjykuar gjithë pejsazhin e historisë midis të cilit ai lindi, u zgjerua, u zhvillua dhe u shemb. Ekrani i ngjarjeve është tepër pranë për të kapur përmasat dhe saktësinë e tyre. Ende nuk dihen fitoret dhe disfatat e tij, sepse pikërisht për arsyet që u përmendën më lart syri mund të gabojë, dhe aty ku ai është fitimtar mund të duket si i mundur dhe përkundrazi, aty ku ngjan i pamposhtur, mund të jetë i thyer ndërkaq”.[25]

Fund

Shenime dhe referencat

[1] Hannah Arendt, On Revolutions (New York: Viking Press, 1963), f. 153.

[2] Leszek Kolakowski, “Mind and Body: Ideology and Economy in the Collapse of Communism”, në K. Poznanski (ed.), Constructing Capitalism: The Reemergence of Civil Society and Liberal Economy in the Post-Communist World (Boulder: Westview Press, 1992), ff. 9-23.

[3] Cituar në Gianfranco Poggi, The State: Its Nature, Development and Prospects (Stanford: Stanford University Press, 1990), f. 28.

[4] Juan Linz, The Breakdown of Democratic Regimes. Vol. I. (Baltimore: Johns Hopkins University Press, 1978); Seymour Martin Lipset, The First New Nation (New York: Norton, 1979); Political Man: The Social Bases of Politics (Baltimore: Johns Hopkins University Press, 1982); Larry Diamond, “Three Paradoxes of Democracy”, Journal of Democracy (1990), 1, 3: 48-60; Larry Diamond, Juan Linz & Seymour Martin Lipset (eds.), Politics in Developing Countries: Comparing Experiences with Democracies (Boulder: Lynne Rienner, 1990).

[5] Dean McSweeney & Clive Tempest, “The Political Science of Democratic Transition in Eastern Europe”, Political Studies (1993), 3: 408-419;

[6] Ibid.

[7] Janusz Reykowski, “Why did the Collectivist State Fail?”, Theory and Society (1994), 23: 233-352.

[8] Victor Nee & Peng Lian, “Sleeping with the Enemy: A Dynamic Model of Declining Political Commitment in State Socialism”, Theory and Society (1994), 23: 253-296.

[9] István Rév, “The Postmortem Victory of Communism”, Daedalus (1994), 123, 3: 159-170.

[10] Nee & Lian, “Sleeping with the Enemy”, f. 284.

[11] Kolakowski, “Mind and Body”.

[12] Ibid.

[13] Samuel Huntington, Political Order in Changing Societies (New Haven: Yale University Press, 19680, f. 310.

[14] Francis Fukuyama, The End of History and the Last Man (New York: Avon Books, 1993); f. 15.

[15] Daniel Chirot, “What Happened in Eastern Europe in 1989?” në D. Chirot (ed.), The Crisis of Leninism and the Decline of the Left (Seattle: University of Washington Press, 1991, ff. 3-32);

[16] Iván Szelényi & Balazs Szelényi, “Why Socialism Failed: Toward a Theory of System Breakdown–Causes of Disintegration of East European State Socialism”, Theory and Society (1994), 23: 211-231;

[17] Ibid, f. 219.

[18] Economicheskie Nauki (1987), 4: 14.

[19] J. K. Galbraith & S. Menshikov, Capitalism, Communism and Coexistence: From the Bitter Past to a Better Prospect (Boston: Houghton Mifflin Company, 1988), f. 45.

[20] David Mason, Revolution in East-Central Europe: The Rise and Fall of Communism and the Cold War (Boulder: Westview Press, 1992).

[21] Kolakowski, “Mind and Body”, f. 12.

[22] Chirot, “What Happened in Eastern Europe in 1989?”, f. 19.

[23] Kolakowski, “Mind and Body”, f. 12.

[24] Szelényi & Szelényi, “Why Socialism Failed”, f. 218.

[25] Ismail Kadare, Albanian Spring: The Anatomy of Tyranny (London: Saqi Books, 1995), f. 207.

Share This Article
24 Comments
  • Ja me ne fund NEKROLOGU profesor Tarifa i vuri kapakun e arkivolit “kamunizmit”
    biles duke perifrazuar dhe nenkryetarin e frontit demokratik te shqiperise IK-un.
    .
    Ne vitet 60-70 kur na cante menderen Sevo Tarifa per shqiperine si kala e pamposhtur e socializmit ne Adriatik tallnim leshte me te…
    .
    Edhe sot kur i biri po na can menderen per Ameriken si kala e pamposhtur e kapitalizmit ne Atllantik po e njejta gje…peshtirosje…
    .
    Flasim vetem per Shqiperine:
    Si ka mundesi ky “delete” profesor dhe gjithe keto idiote ne refernecat e tij nuk shikojne nje fakt lemerises:
    Si ka mundesi qe ne 1944 Shqiperia ishte vend nen 1 miljon banore dhe nga keto 90 perqind analfabete.malarja dhe epidemite bein kerdine…vendi pa universitete pa hekurudha thjesht nje shprehje gjeografike e zhytur ne mjerim nga dy luftat boterore ?
    .
    A mund te ndertohej socjalizmi/komunizmi per 30-40 vjet ?
    .
    APSOLITISHT JO….edhe sikur marksi-lenini-enveri te coheshin nga varri jam bindur se do tregoheshin me shume kritike se Tarifa per rrugen e ndjekur ne shqiperi..por ne asnje menyre nuk do leshonin “fishekzjarre feste” se kamunizmi u varros dhe kapitalizmi po ben dasem..

    Kur keto TARIFAT e milnin Lopen e Enverit dhe pinin qumesht dallendyshe…komenshkruesi ndoshta hante buke kollomoqi……
    POR sot me vjen te uluras:
    Si ka mundesi qe pinjolle apo derivate te atij sistemi si:
    Bashkim mehmet shehu
    ismail halit kadareja
    sali ramush berishaj
    mehmet mahmut elezi
    edi kristaq rama
    bujar fuck nishani
    fatos sevo tarifa
    fatos todi lubonja
    spartak kiqo ngjela
    nevila bujar hoxha (nika)
    andi vera kapo
    vazhdon lista…..
    po tregohen me agersive se vete te burgosurit e Spacit apo te burrelit me sistemin e kaluar?
    .
    Sa i madh paska qene Enveri qe paska punuar me keto pushta e bir bushtrash !!
    ..
    Sinqerisht ne nje kohe qe Shqiperia po kalon nje “dark age” pra thjesht ne nje cmenduri kombetare te botohen keto carcafe per te treguar se “kamunizmi vdiq” kur nuk e rruan njeri leshin per kamunizmin e shekullit kaluar….Por njerzit duan te dine:
    SI DO DALIM NGA KJO GJENDJE KATASTROFE BIBLIKE?
    DHE KJO NUK ARRIHET ME NEKROFAGUN TARIFA DHE AS ME ATO QE E PAGUAJNE ATE..

    • Tosi i Tarifes,ka imituar 100 % librin e Mao Ce Dunit me citate!
      Edhe ky sharlatan,pasi moli socializmin me te dy duart,tani kerkon te mjele edhe kapitalizmin,jo duke bere ndonje pune te hajrit,por duke share e shpifur kunder socializmit!
      Jo pak djallezore eshtre gjoja ngaterresa e cilesimit te sistemit socialist,sdikur ai ishte KOMUNIZEM!
      Kjo behet per te mashtruar popujt e botes qe te mos kene shpresa se ka nje sistem me te mire se ai kapitalist,por ai deshtoi,mashtrojne keta sharlatanet si Tarifa!
      KOMUNIZMI nuk ka ekzistuar si sisteM,bile askush nuk ka shkruar se si do te jetre ai!
      Prandaj permendja e emrit KOMUNIZEM eshte nje MASHTRIM I HAPUR NGA KETA LAROT E KAPITALIT QE MARRIN PAGESA TE MAJME NGA PADRONET E TYRE!
      REGJIA NDERKOMBETARE E KA GJETUR ME TE ARSYESHME DHE ME BINDESE QE DO TE ZENE ME MIRE VEND NE POPUJT, QE SOCIALIZMI TE AKUZOHET NGA VETE KELYSHET E SOCIALIZMIT,SIC ESHTE KY TARIFA!

  • fatos tarifa e shperndan pergjegjesin e Enver Hoxhes per injorancen e tij ne lemin e ekonomise; per politiken personale te kultit te tij; te acarimit te luftes se klasave ne gjirin e shoqerise shqiptare per zgjatjen e sundimit te tij; per gafat ne marredheniet nderkombetare me BS dhe Kinen, per t’u dukur me stalin se Stalini; per kalimin ne ekstrem ne luften kunder besimeve fetare; per pushkatimet, burgosjet, internimet, mohimin e aftesive profesionale te certifikuara me dokumente zyrtare te shtetit te tij te njerezve qe denoheshin me Nenin famekeq “55” per nje llaf goje kuder politikes se cmendur te tij; per lenien e gabuar te trashegimtarit, njeriut-sekretar frikacak Ramiz Alia etj. Pse nuk flet tarifa per socializmin demokratik te Kines, ku transformimet ekonomike e shoqerore u bene hap pas hapi, duke kombinuar te gjitha llojet e ekonomive dhe ideologjive dhe sot eshte superfuqia me e madhe ne bote?

  • Tarifa i biri!
    Fatos Tarifa mendon se me lojtar vendas dhe topa të huaj ideologjia dhe ekonomia mund të kombinohen më mirë se sa kur sistemi i mallkuar socialist i marrë toptan ishte tepër i efektshëm por “inefiçent” (i pa efektshëm). Kështu mishi piqet dhe helli nuk digjet. Edhe Zylua i Driteroit do ta kishte zili.
    F.T. edhe konkluzionin e merr hua nga delikatesa e një vendasi me famë ndër të huaj, I. Kadare, në përputhje me pjekjen e mishit në hell i cili në shqip përkthehet kështu: “Në shtëpinë e të varurit nuk flitet për litar.” U var apo e varën?! Por do t’i lenë fundin e litarit jashtë që ta studjojnë stërnipat e tyre kur t’i vijë koha që ekrani të mos duket kaq i kobshëm. Hallall!
    Sevo Tarifës tani nuk i mbetet gjë tjetër veçse të veshi çarçafin dhe perçen kur të dali në mejdan, me oh-aman-aman! Kasandra.

  • Nje barcalete thote se nje grua i propozon G.B Shaw-t te benin nje femije bashke, qe ti ngjante atij per inteligjence dhe asaj per bukuri. Ky ia kthen me cinizmin qe e karakterizonte: “Po sikur Zoti ti beje gjerat mbrapsht, t’ju ngjaje juve ne inteligjence dhe mua per bukuri?”, meqe ai ishte jo i bukur dhe ajo fyçke nga mendja. Edhe ne rastin e Komunizmit, Zoti i perzjeu letrat mbrapsht, ne vend ti jepte botes avenirin dhe solidaritetin human qe padiskutim nuk ka rend ne histori qe ti afrohet konceptit komunist, beri qe bota socialiste te vuaje dhe te zhgenjehet. Shume studjues kembengulin qe ne nje rend shoqeror eshte determinues bilanci ekonomik, siç thoshte profesori i shquar Nikollaq Jorganxhiu,mbreti i tregtise se jorganeve, qe jeta eshte aritmetike, Olimbi…Atehere Zoti i perzjeu prape letrat dhe provoi qe ne Kine u beka edhe komunizem me koke poshte, dmth, duke e shtyre Kinen ne mbi 30 vjet panderprere ne rritje ekonomike me dy shifra, kurse persa i perket aspektit ideologjik, me ca me pak “fytyre humane” dhe me ca me pak te drejta njerezore u bekerka sistem ekonomik qe ta kete zili bota. Nuk besoj se i nderuari profesor te kerkoje referenca ne profesoret e nderuar qe te korrigjojne gabimet e Zotit, por eshte empirike te thuash se sitemi komunist ka vdekur. Nqs modeli sovjetik quhet komunizem dhe modeli kinez kapital-komunizem, atehere kemi dy te vdekur dhe nje arkivol.

  • Komunizmi ssocialist shqiptar per kushtet ekonomike qe kishte Shqiperia dhe shqiptaret pas luftes , ishte i suksshem ! Po te kemi parasysh etjen e fqinjeve grek per Vorio Epirin dhe ate te “Republikes 7 te Jugosllavuse ” se Josif Broz Tito ,komunizmi socialist shqiptar I Enver Hoxhes ishte mjafte I sukseshem ! Jashtzakoniisht dhe shume percaktues per fatin e shqiptareve ! Per here te pare ne historine 100 ra, vjecare kombi shqiptar nuk ka qene me law unik dhe me kaq I pavarur dhe me dinjitet sesa ne kohen e Socializmit ! Por deshtimi I socializmit erdhi nga faktori I jashtem i prishjes se ekulibrave politik ekonomik dhe ushtarak, ndryshimit te tyre ! Deri diku Socializmi I ngrit shqiptaret nga gripa e erresirres osmane ne diellin e lindjes dhe perendimit ! Ne me pak se 40 vjet u emancipua I gjithe kombi dhe shoqeria shqiptare po thuajse totale analfabete ! Po tani ku eshte suksesi I demokracise ? Bota sot eshte me afer shkatrimit global !E ku eshte sulsesi ketu ?!!!

  • Vertet, perse eshte shmangur nga studimi rasti i RP te Kines me nje popullsi prej 1.4 milion banore dhe drejtohet nga nje parti komuniste? Ne 3-4 dekadat e fundit Kina ia kaloi te gjitha vendeve kapitaliste dhe pas disa viteve do te dale e para ne bote. Nuk eshte e lehte te nxjerresh perfundime per levizje kaq te medha shoqerore.

    • SHOKU TELI … NUK E DIN A E KE PARE OSE DEGJUAR OSE KE LEXUAR LAJME SE KINA KA 20 VJET QE ESHTE BERE KAPITALISTE .. NUK E DI SE KUPTON CDO TE THOTE KAPITALIZEM .. KUR NJE NJERI BEN KAPITAL DHE KA LIRI TE BEJE CTE GJE ME DOLLARET E VET …. NJE KAPITALIST KINEZE BLEU MILANIN .. DHE SHUME KINEZA KANE KAPITALET BIZNESET E VETA PERSONALE .. MAO DHE ENVER KOQJA BEN KOOPERATIVE .KOTI DHE ME MAON KINEZET VDISNIN PER BUKE ..I KAM LEXUAR NGA HISTORIAN KINEZE QE TREGONIN ISHTE ME KEQ SE NE SHQIPERI DHE NE RUSI ..NDERSA QE NGA 20 VJET KINEZET NDRYSHUAN POLITIKE KOMUNISTE .. NUK I SHAJNE ME AMERIKANET SIC BENTE ENVERI ..POR TANI BEJNE BIZNESE ME BOTEN …KJO QUHET DEMOKRACIE PARTICIPE … LIBERALE …… . NUK E DI SE SA KLASE SHKOLLE KE . DHE SE KU E KE BEE SHKOLLEN…..NDOSHTE ME RAMEN ..POR QE TE MOS… KUPTOSH NJE GJE KAQ TE THJESHTE ESHTE SIKUR ……….. MERCI …. DH E SHIKON NDRYSHIMIN E KINES SE MAOS KOMUNISTE DHE TAWANIN .QE U KOLONIZUA NGA ANGLEZET …. . DHE 2 FJALE PER KETE MOLIERIN E ENVERIT .. QE MUNDOHET TE NA ZBUSI TE NA TREGOJE PERSE SOCILIZMI QE ISHTE ME TE VERTETE KOMUNIZEM FASHISHT … DESHTOI …… .NUK E KUPTOJNE AKOMA SE CDO TE THOTE FJALA SOCILAE … QE NE SHQIPERI NUK KISHTE ASGJE SOCIALE … POR VETEM DIKTATURE DHUNE VRASJE DHE EGOIZMI I ENVERIT … PER SHQIPTARE QE SE DINE CDO TE THOTE SOCIALE …NE SOCIALIZEM QEVERIA TE JEP NDIHMA KUR KE ME SHUME SE 2 FEMMIJE 200 OSE 300 EUROS NE MUAJ … NE FILLIM TE SHKOLLES PER FEMIJET TE JEP NDIHMA PER TE BLERE LIBRA DHE FLETORE …. KUR NJE FAMILJE ESHTE NE GJENDJE TE KEQE … TE NDIHMON TE PAGUAN QERANE DHE KETO GJERA NUK EGISTONIN NE SHQIPERI . DHE PER NJE TIP QE THONTE SE ISHIM 1 MILION DHE … EDHE FRANCA ISHTE 25 MILION DHE U BE 50 MMILION ME CHARLE DE GAULLE DHE ITALIA BELGJIKA QE ISHTE 2 MILION DHE U BE 6 DHE HOLLANDA ..PRANDAJ MOS A FUT KOT TYC ANALFABET …. DHE NE SOCIALIZEMM PUNOJNE 5 DITE NE JAVE DHE JO TE DIELEN PUNE VULLNETARE SIC E BENTE ENVER DIKATATORI ..POR JO PER FAMLJEN E VET ..KURRE SI PASHE FEMIJET E HITLERIT TE SHQIPERISE TE DIELEN NE PUNE VULLNETARE JO I KALONIN NE PLAZHE NE MALE …DHE NE SOCIALIZEN TE GHITH KISHIN VETURA I KISHIN FRIGOT PLOT POR NE SOCIALIZMIN NE SHQIPERI ????? VETEM ENVERI DHE BLLOKU I KISHIN KETO GJERA .PRA ISHTE SISTEM SOCIAL ….?NE SHQIPERI … ENVERI SOCIAL …… GAFA ME E MADHE E SHEKULLIT …QE EDHE GZIM KULLUFI SDO TA MENDONTE KURRE …

  • O Dita, mos ibotoni me ketij njeriu shkrime se ky ka marre e kopjuar nga e gjithe bota shkrime dhe na i servir neve per ti lexuar.

  • E mbylli „debatin“ e madh pinjolli i Sevo Tarifes mbi „legjitimitetin“ ose „ilegjitimetetin“ e sistemit socialist duke i marre vendet e ish-bbllokut socialist me radhe.
    Mori dhe Shqiperine e Enver Hoxhes, Bullgarine e Zhivkovit, Rumanine e Cuasheskut, Jugosllavine e Titos, sovjetet e Brezhnjevit dhe keshtu me radhe duke i „analizuar“ thelle dhe me thelle per te na dhene nje pamje te nje legjitimitetit ose jolegjitimitetit te pushteteve qe sa vinin dhe beheshin jolegjitime
    E kush na e beri kete?
    I biri e Sevo Tarifes, sekretarit me te afert te Enver Hoxhes, redaktuesit te tere veprave te tij si dhe autor i vepres „Agresioni ideologjik dhe lufta kunder tij“ shkruar ne ato kohe te largeta te viteve `70!
    Atehere me siguri pushteti i Enver Hoxhes ka qene „legjitim apo jo?“.
    Nuk e kuptoj se si mund te shkruash tere ato ligjerata te marra andej ketej, te cilat mund te perkthehen fare mire dhe te behen objekt argumenti edhe per pushtetet e sotme ne Evropen Lindore, perfshi ketu edhe Shqiperine, por duke shkuar edhe ne vende te tjera te Europes dhe te botes per te analizuar legjitimitet e pushteteve ne Afrike, ne Azi, ne Ameriken Latine a diku tjeter.
    Po kete nuk mund ta bej sepse filozofet tane jane te kapur nga pushteti. Kane me dhjetera apartamente, marrin rroga ne universitetet e Henri Cilit, jane neper bordet e bankave, perfitojne nga OJQ etj,etj,etj.

    Po perse nuk na shkruajne keta per legjitimitetet e pushteteve ne Shqiperi ku voton me pak se gjysma dhe nga gjysma e gjysmes del shumica absolute e nje pushteti te mbytur ne llumin e korrupsionit dhe te droges?
    Perse nuk na shkruajne keta per legjitimiteitin e palo zgjedhjeve ne Shqiperi dhe per pasojat e tyre?
    Cfare legjitimiteti mund te gjesh ne organet kushtetuese ne Shqiperi kur te gjithe e shkelin kushtetuten me kembe?
    Po hajde po e leme Shqiperine dhe po hidhemi ne Bullgarine fqinje. Po atje a eshte pushteti legjtim kur vendi drejtohet me po ca palo zgjedhjesh nga nje bodyguard si kryeminister?
    Po Rumania e zhytur ne korrupsion masiv me nje qeveri qe nuk ke nga e kap me dore a paska legjitimitet?
    Po ajo Polonia dhe Hungaria qe jane bere ne Europe si delja e zeze cfare legjitimiteti mund te kene?
    Po hajde po shkojme ne Turqine e Erdoganit qe po fut burgjeve mesues, oficere, gazetare etj,etj,etj cfare legjitimeteti mund te kete?
    Po ato zgjedhjet ne Ameriken tende kur Xhorxh Bushi u be President vetem me ca vrima „te pasakta“ te numerurar gabim ndaj rivalit te tij Al Gore a kishin dhe to legjitimitet?
    Nuk po hyj ne qeverisjet e Italise pas luftes se dyte. Nuk po flas per juntat ushtarake neper Afrike dhe Amerike Latine. Bile bile nuk po hyj as ne legjitimitetin e e pushteteve ne Afganistan dhe Libi qe i solli me aq „demokraci“ USA.

    Per sistemet e vdekura dhe udheheqesit e tyre po ashtu te vdekur eshte e lehte te flasesh sot.
    Po perse nuk foli shoku Sevo kur ishte direkte ne zemren e pushtetit „ilegjitim“, pra ne zyren e Enver Hoxhes dhe ti thoshte:
    -Degjo more Enver ne jemi te dy gjirokastrite dhe mos ma merr per keq, po a nuk po na del ky pushteti yne pak si ilegjitim?
    Po te pakten t`iu vije turp se e molet dhe e rropet ate pushtet ju solli nga malet e Nivices dhe te Progonatit dhe tani jepni leksione nga universiteti i Cilit dhe flisni brockulla pa fund a thua se keni lindur ne vitet 2000.
    Ilegjitimitetin e keni para syve dhe e hani me buke tre here ne dite, ndersa sot na dilni me teorira te koheve te shkuara, qe sido qe te kene qene, kane qene kohera qe qe sollen ndryshime ne shoqeri dhe sisteme.
    Pa le pastaj kur „ilegjitimiteti“ ligjerohet me citatet e Kadarese, nje mjeles tjeter i tere te mirave te sistemit enverian qe i shkruante dhe i bente libra Enver Hoxhes!
    Nese i pushtet ka qene ilegjitim del se dhe ju qe keni dale nga ajo kohe te ilegjitimuar jeni, nga koka ne kembe.
    Ore ishte legjitim ai kthimi qe tu be nga USA si ambasador i Shqiperise nga Kastriot Islami me ate kohe minister i jashtem?

    • SHUKU CLAUS …. E NJIHKE PAk A SHUME HISTORINE .. DHE KE DISA GJERA TE VERTETA PAK TE VETETA ..POR KE HARRUAR DICKA SHUME TE RENDESISHME ..NUK E DI Se Je SHQIPATR APO JO …POR PO TE TREGOJE VETEM NJE HISTORIE SE SI DIKTATORI JOT I MIRE ENVEI VRAU NJE FAMILJE .. NJE HERE NJE LAB ZEVENDES MINISTER I MBROJTJES … I BERI NJE LETER ANONIM ENVERIT ..I TREGOI REALITETIN ..QE POPULI SKISHTE ME HONGER ..QE DUHEJ TE ULNIN CMIMET TE NGRININ RROGAT DHE TE BENIN REFORMA TE MEDHA .. SE SE BEME LUFTEN QE SHQIPTARET TE VUAJNE NE MJERIM … DHE KETE LETER E SHKRUAJTI SEKRETARJA E TIJE … DHE JA COI LETREN ENVERIT … ANONIM …. DHE ENVERI JOT TRIM CBERI E GJETI ME SPIUNAT E TIJE AUTORIN E LETRES … DHE MIRE QE SE DEGJOI … KUPTOI …POR E BERI TRADHETAR TE POPULLIT … KETE LAB QE DONTE TE MIREN E POPULLIT …..DHE E FUTI NE BURG PER TRADHETI … FAMILJE E TIJE GRUAN ME 2 FEMIJE I INERNUAN NE KASOLLE SI LOPE .. .. DHE KY I SHKRETI U HELMUA NE BURG NGA DORA E ENVERIT ..MEHMETIT ..MEGJITHESE ISHTE LAB . DHE TI DON QE KY SHOKU TI THONTE ENVERIT REALITETIN … TI TREGONTE ENVERIT QE KISHTE NJE RRUGE TE GABUAR ……. JO E KE GABIM ..ME MIRE TE VRISJE VEETEN SE TE KUNDERSHTOJE ENVE HITLERIN….ME VJEN KEQ QE SE KE KUPTUAR AKOMA ..SE TE GJITHE ATO QE JA THANE TE VERTETEN NE SY …. U QUAJTEN TRADHETARE TE POPULLIT … KUR TUK JAKOVA I THA SE PARTINE KOMUNISTE E FORMUAN SERBET DHE JO JU SHOKU ENVER ….ENVERI E BERI TRADHETAR .. DHE E DENOI .. DHE GJITHE FISIN JA INTERRNOI ..JA KOMUNIZMI REEL … MERCI DHE DICKA PER TE GJITHE SHQIPTARET ..DUHET TA DINE SE AMERIKA ESHTE VENDI ME DEMOKRATIKE NE BOTE …ME LIBERAL …. DHE KURRE SKRAHASOHEN POLITIKA E GEORGE BUSHIT ME FAREN E KEQE TE KOMUNISTAVE ..JO KURREEEE .. OSE DUHET ME QENE ANALFABET ..

  • Komunizmi dhe çdo sistem tjetër është i dënuar të dështojë. në shqipëri sepse populli shqiptar është dështak. Edhe kombe të tjera dolën nga komunizmi por nuk u bënë vetëm prostituta,drogaxhi,mafjozë,hajdutë në mënyrë masive siç ndodhi tek ne. Këtë analizoni ju jo teori abstrakte mbi siciologjinë .

  • DITA, ose ka shkare, ose nuk ka me cfare i mbush faqet. Ky palo profesor nuk kupton qe: AS SOCIALIZMI, AS KAPITALIZMI NUK JANE LEGJITIME APO JO LEGJITIME. LEGJITIMITETI NUK KA TE BEJE ME RENDIN POLITIK, POR ME MENYREN SI PERDORET RENDI POLITIK.
    Eshte njesoj sikur te thuash qe Hitleri ishte legjitim sepse e lindi nje regjim kapitalist!!!!!
    Po mire profesoruci qe nuk e kupton, po gazeta pse e boton???????

  • Kjo mani e pseudo intelektualeve shqiptar me na bombarduar me citime nga njereze te famshme ,a ka si qillim mbulimin e shterpecise se analizave te tyre, apo jane vertet idiote qe nuk e kuptojne cka eshte nje artikel ne gazete e cka eshte nje shkrim universitar per publikime neper revista?

  • Krahasimi i 50 vjetve sicialist.Me 27 – 30 vjet sistem demokratik.Asht per ti vue kujen keti sistemit qe ala nuk ka arrit te beje shtet as ligjor as diktatorial.Por vetem shtet pusht ne cdo 4 vjecar “Vidhe,vraj,prostituo’ dhe kudo ekziston frika e mos mundesise se te jetuarit nga dita ne dite.Tarifa ma shume se per asgje duhet te na filozofonte.Per gjithe kete periudhe ma shume se cerek shekullit a ekziston shtet legjitimore ky i sotmi.
    Kete nuk e ben pa hjek mizen nen kesul qe te clirohet nga ngarkesa puthadore me monizmi.Sot koha flet o burra ti bime mesa kemi takat komunizmit socialist qe ishte e gjithe diktature dhe nuk lejonte te pralliste Tarifen.
    Diktatura dhe ligji jane nji e nuk ka zog nanet apo kurvet qe mund ti dajne.Nuk mbahet ne kembe asnji shtet pa forcen e ligjit.Vete force e ligjit nuk asht dashuri ndrandofilesh por diktature e nuk e luen topi.

  • Zoti Tarifa!
    Pretendon te shpalosesh idera te medha filozofike ,pa ditur te verteten e thjeshte:”asgje nuk vdes,çdo gje transformohet”.Edhe komunizmi te cilin ti e shpall te vdekur nuk ben perjashtim nga kjo e vertete e pakundershtueshme e dialektikes materialiste.

  • SI MUND TE VDESE NJE GJE QE NUK LINDI KURRE !?
    VENDIN E INTELIGJENCES E KANE ZENE IDJOTE APO BASTARDE TE ISH BLLOKUT TE TREDHUR NGA KOQET E NGA TRUTE NGA DOKTAR ADHAMUDHI BURRI IO SLLOBODANKES DHE VELLAI I KARAXHIXH

  • Tarifa as hannah Arend as me Isaia Berlin nuk na suprizon faktori eshte tjeter po ti ke studime siperfaqesore ta permenda dhe dje f aktori I deshtimit te sistemit eshte tjeter nuk perfaqesoi aspak doktrinen ku u mbeshtet po ti nuk arrin kurre ta kuptosh edhe pse je post marksist

  • Tarifa as hannah Arend as me Isaia Berlin nuk na suprizon faktori eshte tjeter po ti ke studime siperfaqesore ta permenda dhe dje f aktori I deshtimit te sistemit eshte tjeter nuk perfaqesoi aspak doktrinen ku u mbeshtet po ti nuk arrin kurre ta kuptosh edhe pse je post marksist néo marksist desha te them

  • Zonja e zoterinj komentues, mos e merni me kaq vrull, prof. Tarifa ka bere vetem perkthimin, mendimet origjinale jane te autoreve te cituar ne bibliografi (ishallah nuk i ka sajuar vete). Keta te gazetes paskan qene shume te zgjuar. Ky cikel perkthimesh me kujton nje proverb te mençurise popullore: hedh budallai nje gure ne lume, mblidhen 100 te mençur e s’ e nxjerrin dot. Sa te jete Prof. Tarifa e sa te jete gazeta, plot do jete gaveta. Mos harroni se me prof. Fatosin eshte edhe babagjysh prof. Alfredi.

  • Une nuk marr mundimin ta lexoj kete fyckolog te lustruar me tituj autoresh.Eshte nje fasade ,nje bosh..Keto konkluzione per realsocializmin jane shkruar nga sociologet,ekonomistet,filozofet perendimore,ketu e 60 vjetr me pare,Ne 1968,keto qe shkruan sot Tarifa i kam lexuar ne librin e prof Ettore Scala:”Perandoria qe po shperbehet”.Je 60 vjet prapa Tarifa!Shko tiqi nje boje ambasades!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *