Starova: FSHF t’i japë titullin Partizanit

DITA Online

Sulejman Starova pas largimit nga posti i trajnerit te Partizani ka vendosur të qëndrojë pak i tërhequr, duke mos dalë në medie me deklarata. Sot, në një intervistë për Panorama Sport, “Bobi” ka vendosur të flasë “pa dorashka” për të gjitha ato ndyshime të mëdha që kanë ndodhur në kampin e kuq, por jo vetëm.

Ai ka folur për blerjen e bujshme, Edgar Çanin, për të cilin ka thënë fjalët më të mira: “Çani është një ndër më të mirët. Ai është një sulmues cilësor dhe përderisa është tek ne, është koshient për objektivat. Të gjithë e kiemi parë, se sezonin e shkuar, EKuban arriti të shënojë 17 gola “bio”, asnjë nga pika e bardhë e penalltisë, kjo është një pikë referimi dhe për Çanin. Krahas objektivave në klub, ai duhet të tregojë dhe objektivat personal, që ëhstë rikthimi në ekipin Kombëtar”, ka thënë starova lidhur me Çanin dhe Ekubanin, të cilin nuk mundet ta harrojë.

I pyetur për titullin, Starova është shprehur: “Të gjithë e dimë se, vitin e kaluar ishim pranë titullit kampion, e fitoi Kukësi, ashtu siç të gjithë e dinë si e fitoi”. Sipas tij, Partizani “de facto” e ka fituar titullin dy sezonet e fundit, “vjet të gjithë e pamë si fitoi Kukësi, ndërsa titulli i dy para sezonesh duhet të ishte dhënë tashmë. Federata nuk duhet të lërë një trofe vakant, pasi ky është një turp nëse ndodh”, ka mbyllur ish-trajneri i Partizanit sezonin e kaluar, Sulejman Starova.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *