Një qen besnik ka qëndruar për 11 vite pranë varrit të pronarit të tij të vdekur.
Miguel Guzmán vdiq papritur në vitin 2006 në Argjentinë dhe qeni i tij “Capitan” qëndroi pranë varrit çdo ditë. Dhe mesa duket synon të qëndrojë ende besnik ndaj tij pasi vazhdon të qëndrojë atje pavarësisht se është tërësisht i verbër dhe mezi mund të ecë.
Punëtorët e varrezave, të cilët ushqejnë dhe kujdesen për qenin 15-vjeçar, thanë se Capitan duket sikur mezi po pret ditën të bashkohet me pronarin e tij, raporton Daily Mail.
Vetëm një ditë pas funeralit, Capitan u zhduk nga shtëpia. Gruaja dhe djali i Miguel, Damian filluan ta kërkonin derisa e gjetën në 45 minuta larg, në fshatin ku ai ishte varrosur.
Ata thonë se është një mister se si qeni e gjeti varrin pasi ai nuk kishte qenë asnjëherë më parë atje. Damian u përpoq disa herë për të sjellë në shtëpi, por gjithmonë u arratisej dhe vendosën ta linin atje.




