Pasi klubi i Real Madrid ka dërguar në federatë apelimin e pezullimit prej pesë ndeshjeve të sulmuesit portugez, tashmë ka ardhur edhe reagimi i Topit të Artë. Ai ka reaguar ashtu siç pritej, i inatosur, zemëruar dhe i befasuar nga ky ndëshkim ekzemplar.
“E pamundur të jesh imun ndaj këtyre situatave, 5 ndeshje! Më duket e ekzagjeruar dhe qesharake, ky është persekutim! Falënderoj shokët e ekipit dhe tifozët e klubit për mbështetjen,” shprehet Ronaldo nëpërmjet faqes së tij në Instagram.
Komisioni i Ankesave e hodhi poshtë apelin e Los Blancos. Ai është dënuar në bazë të nenit 96 të Kodit Disiplinor, dhe është dënimi minimal që mund të merrte. Real Madrid tashmë ka një mundësi të fundit për të apeluar te Gjykata Administrative e Sportit, në përpjekje për të reduktuar sanksionin ndaj portugezit.
