Keita jep tjetër sinjal divorci, mungon në stërvitje me Lazio

Gazeta Dita
G

Keita Balde nuk ishte prezent në kompleksin stërvitor në Formello, për rifillimin e përgatitjeve, në seancën stërvitore të Lazio, në vigjilje të fillimit të kampionatit dhe debutimit në ndeshjen me Spal.

Mungesa e talentit të ri senegalez në grumbullimin e kontigjentit bardhekaltër shënon vijimin e dorës së hekurt mes futbollistit dhe klubit.

Debatet dhe mosmarrëveshjet mes dy palëve shpërthyen publikisht që javën e kaluar për të vijuar edhe në këtë fillim jave, fillimisht me vetë sulmuesin që akuzoi klubin për përjashtimin e tij në ndeshjen e Superkupës ndaj Juventus, për të vijuar më pas me mbështetjen e menaxherit të tij, që ka sulmuar Lazion, duke deklaruar se shqëria nuk dëshiron të investojë te Keita.

Ky i stomi është një tjetër sinjal i fortë i krisjes mes dy palëve dhe paralajmërues i divorcit, në pritje të një marrëveshje me Juventus.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *