Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku i është kundërpërgjigjur akuzave të kryediplomatit serb Ivica Daçiç.
Në një reagim të sajën Çitaku pohoi se Kosova është krenare me historinë e liderëve të saj, në ndryshim nga Serbia, duke i sjell shembullin e Sllobodan Millosheviçin dhe Vojislav Sheshelit, duke i cilësuar si kriminelët më të këqij në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
“Jemi shumë krenarë që në politikën tonë kemi njerëz që kanë luftuar kundër Millosheviçit dhe Sheshelit, të cilët ishin kriminelët më të këqij në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
Jemi krenarë për historinë e liderëve tanë. Ky nuk është vendi për të diskutuar se kush ka qenë i pari në Ballkan dhe kush ka ardhur në Ballkan, dhe se për gjëra të tilla historianët mund të pajtohen ose jo”, është shprehur Çitaku.
Mes të tjerash Çitaku tha se diplomacisë serbe se Kosova para shpalljes së pavarësinë, ka pasur popullatën e vet dhe kufijtë e përcaktuar, dhe se nuk ka pasur lëvizje sensacioniste.
Po ashtu ajo theksoi se ka pasur një propozim nga ish-presidenti Martti Ahtisaari për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ligjshmëria e së cilës është konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, gjë e cila është bërë me vetë kërkesën e Serbisë.
Për më tepër, ambasadorja Çitaku shtoi se Kosova nuk është vend i përsosur dhe se ka ende punë për t’u bërë. “Këto janë sfida që i gjen kudo në shumicën e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Kosova nuk është as në 30 vendet e para sa i përket azilkërkuesve, derisa Serbia është më përpara në listë. Vizitojeni Kosovën dhe do ta shihni me sytë e juaj se çfarë është Kosova”, nënvizoi ajo.
