Shpesh herë vendet e mrekullueshme i kemi mjaft pranë, por nuk i njohim ato.
Të gjithë e njohim zonën e Krrabës, vetëm pak kilometra larg Tiranës, dhe e njohim për natyrën e saj të bukur dhe ajrin e pastër.
Por me sa duket, atje ka edhe zona që shumë prej nesh nuk i dinin.
I tillë është edhe vendi i njohur si “Syri i Ciklopit”, ku të ofron mundësi për zhytje në këto ditë të nxehta gushti.
Ky destinacion është promovuar edhe nga kryebashkiaku Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Mirëmëngjes Tir
?na
?
Kush nuk e ka zbuluar ende Syrin e Ciklopit në Krrabë, nuk e di ç’ka humbur. Tirana fshat është një mrekulli e gjitha për t’u zbuluar!
⛰
⛱
?
?”, shkruan Veliaj.





Shume bukur qe e promovoni, por minimalisht duhet edhe te tregoni me harte dhe tabela se si mund te shkohet ne kete pike, qe dashamiresit te dijne si ta gjejne.