Nuk shitet vota o matrapazë! Kështu të tha një i burgosur me dinjitet në letrën që botoi në Dita. Ti je një funksionar pa personalitet që kërkon të vish në parlament me rryshfet e transferime sa ibret! Për çfarë merite të bën PD-ja deputet? Ti je për burg për ato që ke bërë. Po kur në burg s’ka vajtur Saliu, Lulzim Basha apo Mediu që janë vrasës, pse të mos bëhem edhe unë deputet, thotë me vete Gazmend Dibra, kur unë e kam kryetarin për ibret?
Ç’ide do shpiesh me fjalimet e tua në podiumin e parlamentit? Kush është ai legen që të jep votën ty kur ti kërkon ta ofendosh e t’i ulësh personalitetin duke i dhënë lëmoshë për një javë, që të të mbajë ty dhe Sali Berishën në qafë për 4 vjet të tjera? S’të vjen turp o faqezi? Ju doni të sillni intelektin tuaj prej matrapazi në Kuvend. Sa turp! Ti duhet të shkosh në burg për këto veprime antiligjore!
Letër e nënshkruar: Thanas Sqepari
