Sami ka shumë, por ai është i vecantë , bën pjesë në forumet e partisë demokratike dhe partia e ka shpërblyer me punë , prona e biznese. Është i idhët për partinë e tij. Këto ditë mori përsipër të mbledhë kartat e identitetit të fukarenjve të qytetit të Peshkopisë dhe më gjërë. Samiu ka dhe mbiemër , atë do t’ia vemë sapo të marrim deklaratat noteriale të atyre që u ka mbledhë kartat dhe emri i tyre të jetë bosh në regjistrin e votimit , dëshmi që nuk kanë votuar. Në përgjithësi janë egjyptianë të këputur nga të gjitha anët dhe pasi u jep një dopio raki dhe pesë mijë lekë, u merrte kartat dhe ua dorëzonte titullarëve të partisë. Në një rast me dëshmitarë këto karta ia ka dhënë shoferit të njërit nga titullarët lokalë dhe ky i ka numëruar paratë e thata, pesë mijë për secilën kartë. Biznesi i Samiut me kartat dhe shumë biznese të tjera të tij të paligjshme do të marrin fund shpejt. Orët janë të numëruara.
Letër e nënshkruar: Petrit Zili
