Policia italiane ka vënë nën pranga 5 shtetas shqiptarë, të cilët ishin anëtarë të një bande grabitësish banesash.
Kjo bandë kryente në mënyrë sistematike grabitje vilash e banesash të pronarëve që ndodheshin me pushime dhe baza operative e kësaj tyre ndodhej në komunën Sesto San Giovanni në provincën e Milanos.
Shumica e grabitjeve janë verifikuar në provincën e Lombardisë dhe Piemontes.
Shqiptarët lëviznin me një makinë luksoze tip Mercedes e vjedhur në Zvicër.
Gjatë operacionit policia italiane i ka sekuestruar një pjesë të materialeve të grabitura si dhe një pistoletë me 37 fishekë.
Ndaj 4 shqiptarëve të arrestuar është lëshuar urdhri i menjëhershëm i arrestimit me burg, ndërsa ndaj shqiptarit të pestë, identiteti i të cilit është zbuluar në fazën finale të operacionit, vazhdojnë hetimet në gjendje të lirë.
