Për demokratët duhet të fillojë një epokë e re

editor

Në analizat e muajve të fundit jam shprehur haptazi se vota e shqiptarëve duhej të ishte referendare (deri më tash procesi i numërimit këtë po dëshmon). Një pjesë, që mbetën në banalitetin e mendjes në rënie të lirë dhe ngushtësisë militanteske, nuk e kuptuan se vota referendare nuk është për të përkrahur të majtën, por për zbythjen e regjimit dhe në shërbim të rotacionit, si domosdoshmëri e funksionimit normal të demokracisë.

Çdo demokrat i përkorë nuk ka përse të ndihet humbës, përkundrazi, kjo është fitorja e tij. Kur një subjekt politik kap pushtetin dhe s’e lëshon nga dora, atëherë mekanizmi shtetëror fillon e zë myk dhe dita-ditës vëmë re shfaqjen e formave më të rënda të autokratizmit. Ndaj, pse jemi demokratë duhet të pranojmë disfatën, madje të përfitojmë nga ajo. Unë e di se ka prej atyre që i pikon zemra, por nuk duhet të ishte kështu. Sot nuk është festë për ata që në 23 vite kanë qenë të majtë; është festë për gjithë demokratët, që karakterin dhe dinjitetin e tyre e kanë ngritur mbi vlerat më të arrira të demokracisë moderne. Nga humbja (pësimi) njeriu mëson. Ky është mësimi i secilit prej atyre që e ndiejnë veten demokratë europianë.

Po ç’është pushteti shtetëror? Sundimi politik i një klase a grupimi, që shprehet me të drejtën dhe mundësinë për të qeverisur shtetin nëpërmjet organeve të zgjedhura. Demokracia është sundimi i popullit. Çdo popull normalisht mëton të ecë përpara. Këtë ecje e pamundëson ekzistenca e një subjekti të vetëm politik apo një klase politike të njollosur. Dhe rotacioni, qoftë dhe vetëm për të ndërruar një formacion me një tjetër, i ndih së tepërmi ecjes përpara. Pushteti nuk duhet të jetë mjet jetese, përndryshe nuk kemi as më të voglën vlerë të demokracisë. Opozita erdhi në pushtet dhe pozita kaloi në opozitë. Ku është e keqja?!

Për demokratët duhet të fillojë një epokë e re – epoka e dëbimit të figurave të rraskapitura, të korruptuara, të lidhura me krimin dhe enverizmin. Partia Demokratike ka nevojë për katarsis. Ndonëse tashmë demokratët kanë edhe një tjetër strehë (FRD), ata kanë nevojë për reformimin e partisë tradicionale, asaj që u ngrit me kauzën e shembjes së komunizmit dhe ku mbeturinat e kësaj të fundit gjenden mu brenda trupit të PD-së: më i mbrami Kastriot Islami, apo i ashtuquajturi “Kaçi i zi”. Mazhoranca e re pak gjasa ka të jetë rilindje prej vërteti, kurse PD mund të rilind, nëse forcat brenda spektrit të djathtë arrijnë të mëkëmben dhe të flakin tutje mbeturinat e hoxhizmit.

Nëse PD arrin të ristrukturohet që nga baza, nën shëmbëlltyrën e meritokracisë, atëherë pas katër vitesh, me siguri, do të jetë rotacioni i radhës. Një opozitë efikase nuk bëhet me numra, por me ide, projekte dhe karaktere individësh potencialë, që mund ta ngjallin PD-në. Rilindja mund të bëhet djathtas, majtas pak shanse ka (çifti PS-LSI që në ngjizje mbart procese të hapura). Prandaj, mos u pikëlloni nëse jeni demokratë, humbja është pjesë e pandashme e demokracisë. U uroj: fitoren PS-së dhe liderit të saj Edi Rama, kurajë dhe pastrim bëzhdilash PD-së!

Share This Article
25 Comments
  • Po ashtu eshte, demokratet duhet te fillojne nje epoke te re, ne ristrukturim te PD-se, por me Ristrukturim te mendimit Patriotik ne PD, jo te njerezve qe drejtojne PD-ne

    _Ti kthehen patriotizmit dhe te fillojne qe neser te diskretiojne gjithe spiunet e grekut qe gelojne ne Kryesine e PS-se

    Partia Demokratike duhet te kerkoje verifikimin e Pasurise se Majkos . I cili eshte akuzuar se ka 2 million dollare ne Bankat e Qipros
    Duhet te kerkojne qe te zbardhen te gjitha bisedat koke me koke te Edi Rames me Papandrenun ne Athine
    Duhet ti kekrojne ndihme CIA per te gjetur parate e pista te ketyre sherbetoreve te grekut qe gelojne ne krye te PS-se

    Partia Demokratike duhet te kerkoje qe te largohet nga Shqiepria Jnaullatosi I cili ka uzurpuar kreun e Kishes se Nolit tone
    Duhet qe PD-ja . te kerkoje largimin e te gjithe prifterinjve greke nga Teritori shqiptar

    PD duhet te kerkoje hartimin e nje strategjie te polititkes sone te jashtme qe do kete si qellim kryesor bashkimin me Kosoven …..

    Te tjreat vijne vete me vone

    • demokratet kane nevoje per nje rilindje, kane nevoje te cohen ne kemb dhe te largojne jozefinen, olldashin , rulin, boden dhe gjithe kliken e hajduteve qe ata perfaqesojne! na kane zhytyr aq keq ne popullin e thjeshte saqe nuk e meritojne te merrnin asnje vote. demokratet duhet te kuptojne qe me dhune nuk mund te besh nje popull per vete.

    • Kjo fitore e se majtes ishte nje tregues i qarte se deshtimet e qeverise Berisha nuk do te kalonin pa u ndeshkuar. Nuk po flasim ketu per nje fitore te thjeshte te nje partie ndaj nje tjetre, por per fillimin e nje epoke te re.

      Kjo qe po rrezohet nuk eshte thjesht nje qeveri e keqe, por eshte nje regjim i mirefillte i instaluar nga Berisha. Asgje nga ky sistem nuk eshte demokratik, biles as vete Berisha. Fitorja i takon Shqipetareve dhe Shqiperise. me ne fund, hoqem qafe nje pushtetar te tmerrshem, nje kriminel dhe nje hajdut si Berisha.

    • thjeshte se jan parti e deshtuar dhe skan me shancin te fitojn kshtu si jan !! kan bere nje fushate boshe pa pik programi pa pik plani thjeshte imitate Edi ramen ne stil fushate se saliu ska pas lidhje me fushaten mesa kam pare !! dhe takimet kur u mblidhte me nejrez u mblidhte me militantet e vet qe ja kan mesuar me para ca te thonin

    • Arritja e vetme e Berishes ishte perqendrimi i pushteteve ne nje dor te vetme, shkaterrimi i ekonomis, i drejtesis, i lirise se te shprehurit dhe kapja totale e shteti. Berisha arriti te boshatiste me shume mjeshteri arken e shteti dhe te pasurohej ai dhe femijet e tij ne kurriz te popullit. Humbjen e meriton, meriton edhe te dale perpara ligjit dhe te jape llogari per te gjitha krimet e kryera gjate kohes qe qeversite.

    • Pa nderruar gjyshin qe i drejton prej 98 vitesh nuk kane gje ne vije demokratet, eshte politike shume e vjeter, shqipetaret e perzun njehere bashk me xhaxhin ate model dhe saliu qe e riktheu duhet te pesoj te njejtin fate, dhe nga vete demokratet biles.

    • Per demokratet dhe per te gjithe shqiperine do te nise nje ere e re, nuk ka se si te shkoje ndryshe se me keq se eshte shqiperia nuk mund te jete, si per demokratet e per socialistet, te gjithe do ta ndjejn ndryshimin e nivelit ne jeten e tyre, qe me uljen e taksave e me rritjen e sherbimeve.

    • Demokratet ashtu si dhe gjithe shqiperia kane nevoje gjithashtu per nje rilindje shumica prej tyre e vertetuan dhe me voten qe dhane per te larguar kete politik te vjeter per te laruguar perdorimin e institucioneve si lodra, per kete qe ka nevoj ky vend.

    • Po ska me police qe i sherbejn nje partie, ska me gjykatesa qe i gjykojn njerezit nga bindjet partiake e ska me punsime qe behen ne baze te civise politike e jo asaj meritokratike, nuk mund te vazhdohet me keshtu dhe prandaj shqiperia vendosi te rilind

    • Demokracia prandaj eshte e tille, qe mos te kemi nje familje qe qeverise po te kemi popullin qe qeverise, te kemi nje polici funksionale e nje gjykate te drejt, te kemi nje sistem shendetesor per te gjithe e jo per ato qe jane ne gjendje te paguajn, te kemi nje televizion publik, po publik jo kamer personale e kryeministrit dhe familjes se tij ne pushtet, ja disa pjese nga rilindja, kete e duan dhe demokratet.

    • Epoka akullnajave po fillon per partin demokratike !! do jte ngrirje e madhe dhe sdo kete kemb njeriu ne selit e PD!! me shume do kete ne slin e FRD se sa te PD !! tashme ato te pergatin per zgjedhje Brenda ne parti per te zgjedhur kryetarin e ri sepse saliu do iki pune oresh nga qeverisja

    • DEMOKRATET DUHET TE ZHDUKIN NJEHERE E PERGJITHMONE FYTYREN E BERISHES NGA FYTYRAT DHE TRUTE E TYRE SE NDRYSHE SKANE GJE NE VIJE. NESE NUK E PERZENE NGA PARTIA ATEHERE NUK KANE PER TE NDRYSHUAR KURRE KETA NJEREZ TE DHUNSHEM!

    • Demokratet nuk kane perfaqesues, e kam fjalen per ata te vertetet, jo ndjekesit e Berishes. I vetmi fajtor per kete fakt eshte Berisha, i cili e ka shnderruar ate qe duhet te ishte nje parti e lire politike me vlera te verteta demokratike, ne nje prone private ku vihen dhe shkarkohen njerez sipas deshires dhe ku fjala e Berishes eshte rregull.

    • tashme partija demokrate rrafmet paste sepse ska me !! iken dhe saliu dhe sbohet mo ajo se ai Ishte komunisti qe I mesoj ket komunistat e tjere dhe keto tashi do kerkojn te bohen te gjithe kryeministra po qe sbohet llaf te jen me bashke se keto kan si tendence tja fusin njoni tjetrit

  • Une mendoj se nuk kane humbur demokratet, por Saliu dhe banda e tij, bile duhet thene se demokratet vete u cliruan nga berishizmi dhe do ta kuptojne kete gradualisht.

    Shpresoj ta perzene dhe nga brenda partise sic e perzuri mbare Shqiperia…………

    • Qe te reformohet Partia Demokratike duhet te shperbehet njeher dhe te ri-forohet me individ te ri. Berisha e ka bere partine prone private, ky hyjn njerezit si miq te Argites dhe dalin deputet apo krye-bashkiak. PD nuk eshte nje parti, eshte nje klan familiar qe kerkon te jete ne pushtet me cdo kusht, por kete here populli e denoi rendshem duke i dhuruar nje humbje te thelle si kurre me pare.

  • PD ka funksionuar me mentalitet plaçkites.Sesi riformatohen grupet plaçkitese nuk e di,por do duhet kohe e gjate.Se pari shume figurina te PD duhet te japin llogari per çfare kane vjedhur e zhvatur.Logjika e analistit politik ketu nuk ha pyke,si te thuash qe autobusit te ndryshkur mjafton t’i nderrosh destinacion qe t’a besh funksional akoma,por tanime ai eshte i rrezikshem per kedo pasagjer qe duhet t’i hipe e per kedo kalimtar qe shkon ne rrugen e tij.Ose duhet te pranosh qe partite keshtu jane dhe duhet nje fryme me e thelle antisistem,ose hajde te pllaqisemi akoma ne kete balte ideologjike.E djathta ç’kish per te bere e beri,morri borxhe pa hesap,sa nje zot e di sesi do shlyhen,shperdoroi pa hesap dhe nje zot e di sesa e madhe eshte gropa e zeze qe u la ne vater shqiptareve.Te paguaje njehere demet e te jape llogari,pastaj le te formatohet,nese ka ndonje format per kete fare te djathte.

  • Demokratet duhte te bejne nje analize te thelle sigurisht duke i vene gishtin kokes,te kritikojne lidershipin e partise per menyrene me te keqe te qeverisjes .dhe konceptit mbi demokracine/
    Shqiperia nuk esthe vendi kum mund te besh cfare te duash me pushtetin qe te jep populli
    PD de te kete kohe te reflektoje ne nje opozite shume te gjate

  • ore humbes nuk del populli qe votoi saliun.humbes ka dal vetem saliu dhe kukullat e tij.cka eshte me e rendesishmja eshte se do iki me ceremoni pas gjith ktyre viteve vuajteve.dhe me e bukura eshte se do iki me nje humbje shume te thell e cila eshte shume e veshtire per tu kaperdire.per mendimin duhet te japin doreheqjen te gjithe kukullat e saliu se bashku me te sigurisht.

  • cka eshte me e rendesishmja eshte se tani do konkurroet denjesisht per nje vend pune dhe jo ta vesh dike qe nuk merr vesh.kjo politike e qelbur nga saliu po merr fund dhe po i hap rrugen RILINDJES qe ta kthej denjesisht sa me lart SHQIPERINE ME BUKURITE ME TE MAHNITSHME NE BALLKAN.

  • Shqiperia Rilindi, tani fillon nje epoke e re e jetesh shqiptare, fillon nje ndryshim kolosal i ndertimit te shteetit, ne qender eshte ligji dhe drejtesia, e jo klientelizi e militantizmi….Shqiperia e Rilindur do te jete shqiperia e te gjithe shqiptareve, e jo vetem e horrave te pushtetit.

  • Nga nisja e punes se kabinetit te ri qeverises shqiptaret do te njejne edhe frytet e para te Rilindjes. Me ne fund do te ndertohet demokrasia ne shqiperine qe ne 22 vite pluralizem nuk ka patur per asnje dite demokraci.

  • Edhe per demokratet eshte mire qe te nisin te Rilindin, edhe ata kane nevoje per nje rilindje brenda tyre, per nje riformatim te partise qe kishte kohe qe ishte kthyer ne nje parti komuniste, tani per here te pare edhe demokratet do te njehin zgjedhjet brenda partise se tyre, do te bejne nje organizim te rregullt si parti ne opozite..Por ama do te jene te fjetur , se jane shume pak ne parlament per te bere zhurme.

  • A do e lexojne shume nga “demokratet” e PD-se keshtu situaten? Kjo eshte e rendesishme qe te mund te shpresoj qe te ndricohet shoqeria jone ne pergjithesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *