Në vendin tonë është rritur ndjeshëm numri i vetëvrasjeve. Vetëm një ditë më parë policia ka bërë të ditur se dy shtetas i kanë dhënë fund jetës.
Mësohet se, në rrugën “Zydi Herri”, në banesë, është vetëvarur shtetasi E.K, vjeç 35, banues në Tiranë. Ndërsa nga ana tjetër shtetasi P.A, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka pirë fostoksinë.
Sipas policisë thyhet se shtetasit e mësipërm vuanin nga depresioni. Njoftimi i plotë i policisë Komisariati i Policisë Nr. 3 Më datë 16.08.2017, në rrugën “Zydi Herri”, në banesë, është vetëvarur shtetasi E.K, vjeç 35, banues në Tiranë. Pritet akti ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Komisariati i Policisë Nr. 6 Më datë 16.08.2017, në QSUT, në repartin e toksikologjisë, ka vdekur shtetasi P.A, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka pirë fostoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

vazhdojne numerojne viktimat e komunizmit… keta te sotmit fatkeq, po i ha “liria” sepse vertet kemi liri por me sa duket qytetari korrekt vuan sepse e mbyt liria e maskarenjve qe bejne cfare duan me fatin e tij. Pastaj etiketohet … depresion! per kete ishim mangut, lirine per … depresion dhe vizen jetes! Demokracia duhet te behet si duhet dhe perkujdesja sociale duhet te jete efikase dhe njerezit te mos ndjehen te braktisur.
PO KU PYET POPULLI SHQIPETAR,TRIM DHE HEROIK
Enveri ishte dictator. Nuk kishim liri. Na fuste ne pune. Na jepte shtepia. Na vriste me gjyq.
Ja ne liri ska2nevoje per gjyqe se vrasim veten. 365 te vetevrare vitin e kaluar.
Sa vriste enveri ne nje vit?
Keta 365 vrane veten se e kishin kuptuar fajin.
Tna dale ky avokat ngjala dhe ky analjabolonja tna bejne ca analiza