Ndërron jetë 35-vjeçari nga Tirana, bie në kontakt me energjinë elektrike

Gazeta Dita

Policia e Tiranës bën të ditur se një 35-vjaçar banues në Bathore, ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Në fshatin Domje, shtetasi B.K, vjeç 35, duke punuar për studimin dhe matjen e nivelit të ujit, ka patur kontakt me energjinë elektrike.

Njoftimi i policisë

Më datë 16.08.2017, në fshatin Domje, shtetasi B.K, vjeç 35, banues në Bathore, duke punuar për studimin dhe matjen e nivelit të ujit, ka patur kontakt me energjinë elektrike, ku ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për në spital.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Share This Article
1 Comment
  • Nga Bythorja maste ujin ne Kashar (Domje), duke “studiuar” nivelin e ujit ne Domje do te pecaktnte fatin e Fierzes dhe te gjithe kaskakades ne lumin Drin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *