Një zjarr i madh shpërtheu në bordin e një jahti gjatë ditës së sotme në Francë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orën 14:00, vetëm 25 metra larg aeroportit të Nicës Côte d’Azur.
Zjarrëfikësit ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur largimin nga jmjeti lundrues të njëmbëdhjetë pasagjerëve dhe katër anëtarëve të ekuipazhit. Mediat vendase raportojnë se të gjithë janë të sigurt dhe pa lëndime.






