Policia në provincën e Lodi në Itali, ka arrestuar dy hajdutë shqiptarë, përkatësisht 35-vjec dhe 28 vjet të specializuar në vjedhje dhe thyerje të apartamenteve.
Përveç arrestimit, policia ka gjetur dhe një sasi të mallrave të vjedhura nga shtëpitë e mëdha të mesme Lombardia. Kapiten Domenico Sacchetti, komandant i kompanisë Lodi, raportoi se hajdutët kishin në shënjestër një apartament të thjeshtë në një qytet të vogël të Lodi, Crespiatica, duke e ditur se pronarët ishin në pushime.
Policia mbërritën në vendngjarje, duke u shoqëruar dhe nga një numër i madh ushtarësh, i urdhëroi grabitësit që të dorëzohen: “Ju jeni të rrethuar”.
Dy kriminelët janë dorëzuar menjëherë. Ndër mallrat e vjedhura ta kishin: telefona celularë, kompjutera, iPhone, kamera, bizhuteri, paratë etj. Ndërsa në pranga ka rënë dhe një gruara, e cila ishte e dashura e njërit prtej tyre. (ANSA).
