Presidenti amerikan Donald Trump denoncoi të enjten heqjen e statujave e monumenteve të konfederatës, me një debat të nxehtë kombëtar për lidhjet racore në SHBA.
Përmes një postimi në “Twitter”, numri një i Uashingtonit tha se ndihej i trishtuar për faktin që historia e Shteteve të Bashkuara po dëmtohej me heqjen e statujave dhe monumenteve.
“Historinë nuk mund ta ndryshosh, por mund të mësosh prej saj”, shkruan presidenti Trump. Udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë u kritikua ashpër kur mbrojti organizatorët e një manifestimi të supremacistëve të bardhë, ku humbi jetën një grua dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Protesta në Charlottesville të Virxhinias, e mbështetur nga neofashistët dhe supremacistët e bardhë, kundërshtonte heqjen e statujës së Robert Lee, një gjeneral që kishte luftuar për konfederatën proskllavërisë gjatë luftës civile amerikane.
“Robert Lee, Stonewall Jackson, po tani kush e ka radhën? Washington, Jefferson? Shumë qesharake”, vijon më tej Trump në një seri postimesh. Ai shton se bukuria që po dëbohet nga qytetet e parqet do t’i mungojë shumë vendit, e nuk do të mund të zëvendësohet më.
Ngjarjet në Charlottesville rihapën një debat të vjetër mbi statujat që nderojnë figura të Konfederatës. Shumë njerëz kërkojnë heqjen e tyre, të tjerë thonë se nuk duhet fshirë historia. Sipas revistës “Slate”, në të gjithë vendin ka rreth 13 mijë statuja të Konfederatës, që ndodhen edhe në shtete jashtë perimetrit gjeografik të saj.

Statujat apo monumentet qe perfaqesojne figura qe luftuan ne mbrojtje te skllaverise apo stimulojne skllaverine si dhe nazifashizin,komunizmin,e terrorrizmin qe i shkatuan botes dhjera miljone viktima,jo vetem qe duhen shkulur nga rrenjet,por duhen denoncuar dhe ndalur ne emre te gakut te derdhur per LIRI,DEMOKRACI,PAQ dhe PROGRES NJEREZOR.Askush nuke ka privilegjin te mbroje ekstremizmin,kudo e kushdo qofte.Popujt dhe politikat progresiste njerezore duhet ti thone me ligje NDAL kesaj dukuri,sa te paturpshme,aqe dhe amorale e antinjerezore.Popujt linden vellezer,krijuan familje,fise e kombe,por ekstremizi i c’do forme ngjyre apo besimi i beri perkohesisht armiq.Historia ne dite e vite ka vertetuar katerciperisht se ekstremizmi i c’do forme,ngjyre,apo besimi ka qene dhe do te mbetet fole e djallit me fytyre njeriu, qe nuke done t’ja dije as per popull dhe as per atdhe,perpara lekeve te piset e pushteteve pa kufi me c’do forme e cmim,qe derdhin lot krokodilesh per te mashtruar e shqyer prene rradhes,pra popullin e popujt,por qe kane patur gjithmone nje fund te turpshem dhe pa kthim.Besoni,Zoti e krijoje boten jo nga urrejtja per te,por nga dashuria,se nga dashuria lind jeta.