Ksamil/ Bllokohet mjeti që po lundronin në det, policia shpëton 4 persona

Gazeta Dita

Policia Kufitare u vjen në ndihmë dhe shpëton 4 persona në Ishujt e Ksamilit.

Rreth orës 17:00, një person me inicialet K.Sh, ka kërkuar  ndihmën e Policisë Kufitare , se tek Ishujt e Ksamilit, ndodhej me një mjet detar tip pedalon,  me 3 persona të tjerë, dhe mjetit nuk i funksiononin pedalet pasi i ishin  bllokuar.

Menjëherë në ndihmë të tyre ka shkuar Patrulla e Stacionit të Policisë  Kufitare  në Ksamil me mjetin lundrues  ku ka kontaktuar me personat me pedalon duke u dhënë ndihmën e nevojshme dhe duke i  shoqëruar në breg pa probleme.

K.Sh, O.Xh, M.B dhe E.P,  iu dha ndihma nga ana e Policisë Kufitare janë këshilluar  që të tregojnë kujdes kur marrin mjete lundruese në përdorim./tvklan.al

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *