Coutinho-Dembele: 250 milionë për mbulimin e mjerimit të Barçës

Gazeta Dita

Humbja e dytë radhazi e Barcelonës kundër Real Madridit në Superkupën e Spanjës e detyroi drejtorin e futbollit të klubit katalanas, Pep Segura, që të ndryshojë krejt fjalimin e tij në hapësirën e tri ditëve. Për të siguruar që ai nuk ishte duke folur për lojtarë, të cilët nuk ishin të Barcelonës dhe deri sa zbuloi se dy operacionet për Coutinho dhe Dembele janë afër mbylljes, u mundua të largojë atë “perde tymi”.

I trazuar nga “dushi i ftohtë” e Real Madridit dhe, ndoshta, ndonjë mënyrë tjetër nga jashtë, ai pranoi se Barcelona është në bisedime me Liverpool dhe Dortmund, në përpjekje për transferimin e Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele. Pas humbjes 2-0 në “Bernabeu”, Pep Segura guxoi të thotë se ishin “shumë afër” nënshkrimit me ta, kur u pyet direkt nëse Coutinho dhe Dembele do të luajë në sezonin e ardhshëm në “Camp Nou”. Ai u përgjigj: “Shpresojmë”.

Kështu, me Paulinho të mbërritur në Barcelonë, klubi blaugrana është i detyruar të mbyllë sa më shpejt nënshkrimin me brazilianin e Liverpool, i cili kërkoi publikisht të kalonte te katalanasit, si dhe francezin e Dortmundit. Barça do të investojë rreth 250 milionë euro, të paktën, për këto dy përforcimeve, të cilave u shtohen edhe 82 milionë të tjera të shpenzuara për Deulofeu, Semedo dhe Paulinho.

Pra, një total prej 332 milionë eurosh, më shumë se njëqind milionë euro më tepër se ato të pranuara nga shitja e Neymar te PSG. Një ujëvarë milionash, që qëndron si një “perde tymi”, një rrugë pa krye e trajnerit Valverde, të cilit i duhet të vendosë rregull, edhe pse me të panjohura se si do të përshtaten të rinjtë në sistemin e lojës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *