Presidenti i ekipit të Skënderbeut, Ardian Takaj, përpos rezultatit, ka mbetur i pakënaqur me arbitrimin e ndeshjes në Kroaci ku skuadra e tij për pak sekonda mund të kishte bërë mrekullinë. Takaj ka deklaruar se 5-së minutat shtesë ishin shumë duke parë vonesat gjatë lojës.
“Jam i hidhëruar. jam shumë i zhgënjyer sepse nuk e meritonim, por në futboll mund të ndodhë gjithçka. Pesë minuta ishin të ekzagjeruara. Nuk e kuptova arbitrin”, deklaroi Takaj për panorama sport.
Kujtojmë se në minutën e 10- Skënderbeut iu anulua një gol i rregullt nga arbitri anësor për pozicion jashtë loje, ndërsa koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1.
