Liderët botërorë solidarizohen me Barcelonën, dënojnë sulmin

Gazeta Dita

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy tha në Twitter se përparësia e qeverisë është kujdesi mjekësor për të plagosurit.

Presidenti Donald Trump shkruante në Twitter se “Shtetet e Bashkuara e dënojnë sulmin në Barcelonë të Spanjës dhe do të bëjnë gjithçka të nevojshme për të ndihmuar”.

Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson tha në Departamentin e Shtetit se incidenti “kishte shenjat e një sulmi terrorist”.

Ai tha se diplomatët në Spanjë po ndihmojnë amerikanët atje dhe u bëri thirrje atyre që janë shëndoshë e mirë që të njoftojnë familjet dhe të dashurit e tyre.

Kryediplomati amerikan tha se “terroristët në gjithë botën duhet ta dinë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë të vendosur që t’i gjejnë dhe t’i vendosin para drejtësisë”.

Edhe Presidenti francez ka shprehur solidaritet me Barcelonën. Në një postim në Twitter Emmanuel Macron duke e përshkruar incidentin si një sulm tragjik shprehet se “ne mbetemi të bashkuar dhe të vendosur”.

“Mendimet e mia janë me viktimat” shtoi ai.

Ndërkaq Ministri Bushati përmes një deklarate për mediat e dënoi në termat më të ashpër këtë akt barbar duke shprehur solidaritetin për qëndresën e popullit spanjoll, u transmetoi ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave.

“Shqipëria do të vijojë të qëndrojë me vendosmëri përkrah Spanjës e vendeve mike dhe aleate në luftën kundër terrorizmit” thekson Bushati.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *