24 orë nga starti në Bundesligë, por çfarë kampionati do të jetë

Gazeta Dita
563324735DI00029_Bayer_Leve

Fitorja në Kupën e Konfederatave dhe suksesi në Euro U-21 kanë treguar se futbolli gjerman vazhdon të jetë dominues në shumë aspekte, sidomos kur ka të bëj me “prodhimin” e futbollistëve.

Megjithatë, Bundesliga nuk ka arritur të luftojë me dallgën e parave të Premier League dhe Paris Saint-Germain sepse ka menduar për një investim ndryshe. 430 milionë euro janë harxhuar në ndërtimin e fushave dhe impjanteve të reja me teknologjinë e fundit nga klubet gjermane. Kjo i ka ndarë gjermanët në realistë dhe tradicional.

Trajneri 31-vjeçar Tedesco është më i riu në historinë e Schalke që e bën këtë punë dhe përvoja e tij e vetme mes profesionistëve kanë qenë dy muaj te Erzgebirge Aue

Të parët mendojnë se rëndësi ka që kombëtaret e Gjermanisë në të gjitha moshat janë në majë, si rrjedhojë e punës me të rinjtë dhe kjo po shton edhe shikuesit në stadium, ndërsa pala tjetër mendon se edhe gjiganti Bayern Munich rrezikon të zbehet nëse nuk investon si skuadrat angleze apo PSG.

Megjithatë, vetëm Bayern dhe Borussia Dortmund kanë mentalitet për treguan europian, sepse klubet e tjera nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga mënyra demokratike dhe e shëndoshë financiarisht me të cilën po punojnë tani duke pasur gjithmonë bilanc pozitiv dhe stadiume plot.

Image result for bayern munich 2017

Pas një sezoni të gjatë të mbushur me prova teknike, pamjet filmike do të përdoren për herë të parë për të ndihmuar vendimet e gjyqtarit, të premten në mbrëmje gjatë ndeshjes mes Bayern Munich dhe Leverkusen, e cila do të hap kampionatin në “Allianz Arena”. Padyshim që teknologjia e re do të eliminojë gabimet e gjyqtarit, por kjo rritje drejtësie në fushë, faktikisht nuk gëzon askënd.

Related image

Disa tifozë janë të shqetësuar se përsëritjet në ekranet e stadiumit do të heqin kënaqësinë e momentit më të bukur në futboll, topin në rrjetë: golin. Jo të gjithë klubet kanë qenë dakord me futjen e VAR dhe ka ende diskutime për moviolën në fushë, megjithatë e mira është se të dyja llojet e tifozëve, ata në stadium dhe ata në fushë, janë të ekspozuar ndaj vonesave në marrjen e vendimeve. Gjithsesi, gjithmonë fjalën e fundit do ta ketë gjyqtari.

Tifozët e skuadrës së ardhur nga kategoria e dytë Hannover 96 do të ndjekin skuadrën e tyre në stadium, por do të qëndrojnë në heshtje

Pas një viti të kaluar ku u fol për një rifillim nga e para, por që doli një dështim i madh nën drejtimin e Markos Weinzierl, drejtori sportiv Christian Heidel ka pasur një mundësi të dytë për ta rikthyer Schalke në elitën e futbollit botëror. Rënia e prestigjit dhe boshatisja e arkës ka sjellë vetëm një blerje në merkato, sulmuesi francez Amine Harit, i ardhur për 8 milionë euro nga Nantes, teksa do të jetë edhe një mundësi për trajnerin e ri Dominico Tedesco.

Trajneri 31-vjeçar është më i riu në historinë e klubit që e bën këtë punë dhe përvoja e tij e vetme mes profesionistëve kanë qenë dy muaj te Erzgebirge Aue. Ai ka shkëlqyer si trajner i Hoffenheim dhe Heidel është i bindur se Tedesco do të jetë zbulimi i tij në tregun e trajnerëve. Largimi i Sead Kolasinac dhe ndërrimi i kapitenit nga Ralf Fahrmann te Benedikt Höwedes, mund të kenë pasur pasoja te “blutë” dhe shihen si pengesë në hapat e parë që synon klubi për t’u rikthyer në elitën e futbollit gjerman.

Image result for hannover fans

Tifozët e skuadrës së ardhur nga kategoria e dytë Hannover 96 do të ndjekin skuadrën e tyre në stadium, por do të qëndrojnë në heshtje. Ata janë kundër vendimit të presidentit Martin Kind që synon të vendosë në Bundesliga rregullin e 50%+1 për drejtimin e klubit, kur dihet se në Gjermani nuk lejohet që në një shoqëri aksionere dikush të ketë më shumë se 50% të aksioneve.

James Rodriguez, i huazuar nga Real Madrid, është padyshim përforcimi më i madh i Bayern Munich. Për mesfushorin kolumbian është thënë se ka qenë i preferuari i trajnerit Carlo Ancelotti, megjithatë ai do të qëndrojë për disa muaj larg fushave të lojës

Kind kërkon t’i hap derën investitorëve, ndërsa presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, i ka paralajmëruan tifozët se do të ketë dënime ekzemplare për ata që shkaktojnë trazira në shkallët e stadiumit dhe futen në fushë. Do të ketë edhe dënime kolektive në raste të tilla dhe kjo ka shqetësuar tifozët sepse ata shtrojnë pyetjen: I kujt është futbolli?

Image result for james rodriguez

James Rodriguez, i huazuar nga Real Madrid, është padyshim përforcimi më i madh i Bayern Munich. Për mesfushorin kolumbian është thënë se ka qenë i preferuari i trajnerit Carlo Ancelotti, megjithatë ai do të qëndrojë për disa javë larg fushave të lojës. Blerjet e tjera të Bayern kanë qenë të një profili më të ulët, Corentin Tolisso (nga Lyon), Niklas Süle dhe Sebastian Rudy (nga Hoffenheim).

Image result for borussia dortmund

Kampionët e Gjermanisë synojnë t’i kthejnë në “yje” ata që aktualisht janë futbollist premtues. Ndërkohë, Dortmund vazhdon strategjinë për investimin te futbollistë e ri dhe ka marrë dy lojtarë të Gjermanisë U-21 Maximilian Philipp (Freiburg) dhe Mahmoud Dahoud (Gladbach). Interesante mund të konsiderohet edhe blerja e Wolfsburg, mbrojtësi John-Anthony Brooks nga Hertha Berlin.

Image result for douglas costa juventus

Bayern Munich largoi Douglas Costa për te Juventus, në momentin që braziliani kërkoi një rritje rroge. Sulmuesi francez Anthony Modeste u tërhoq nga paratë e Tianjin Quanjian dhe Bayer 04 Leverkusen largoi dy futbollistët më të mirë Hakan Calhanoglu (te Milan) dhe Javier “Chicharito” Hernandez (te West Ham). Ousmane Dembele ende është te Borussia Dortmund, por shumë shpejt mund të bëhet futbollisti më i shtrenjtë i historisë së Bundesliga, po u transferua te Barcelona.

Hamburger SV ka pasur një start të tmerrshëm të sezonit, teksa u eliminua në Kupën e Gjermanisë nga VfL Osnabrück, skuadër e kategorisë së tretë, me një humbje 3-1 në fundjavën e kaluar

Bayern Munich ka pasur një prag sezoni me të vërtetë shkatërrimtar dhe nëse vazhdon në të tillë mënyrë do të ketë muaj kaotik, megjithatë bavarezët, kampionë në fuqi, janë skuadra për t’u mundur. Mbetet për t’u parë nëse do të funksionojë te Borussia Dortmund loja e praktikuar nga trajneri i ri Peter Bosz me presing total. Leipzig ka të ngjatë të mos jetë në nivelin e sezonit të kaluar, sepse në mesjavë do të luajë në Champions League.

Image result for mavraj hamburg

Hamburger SV ka pasur një start të tmerrshëm të sezonit, teksa u eliminua në Kupën e Gjermanisë nga VfL Osnabrück, skuadër e kategorisë së tretë, me një humbje 3-1 në fundjavën e kaluar. Ka dyshime të mëdha te ecuria e veriorëve në këtë kampion dhe historia e viteve të fundit e konfirmon këtë gjë. Gjithsesi, Hannover, i ardhur nga kategoria e dytë është ekipi që duket se ka probleme të mëdha. SC Freiburg, pavarësisht nga mbresat që la në sezonin e kaluar, mbetet në garë për mbijetesë, ashtu si FC Augsburg.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *