Një 74-vjeçare në qytetin e Sarandës ka humubr jetën pasi është futur për tu larë në det. Sipas të dhënave, e moshuara ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me ujin e detit.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Çentrali” në Sarandë. E moshura A. Blaca ka hyrë për tu larë në det, por dëshmitarët thonë se është rrëzuar dhe ka humbur ndjenjat.
Në ndihmë i ka ardhurmenjëherë roja e plazhit. Pasi e ka nxjerrë në breg, gruaja është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku mësohet të ketë shkuar e vdekur.
Policia dyshon se e moshura ka pësuar atak kardiak, por pritet kryerja e autopsisë për të nxjerrë dhe shkakun e vdekjes së saj.
