Pesë persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin Fushë Krujë-Milot, në të cilin u përfshinë tre automjete.
Ngjarja u regjistrua në mesditë. Në aksident u përfshinë një makinë me targa vendase, një me targa kosovare dhe tjetra me targa greke.
Të plagosurit u transportuan drejt spitalit për mjekim. Tre prej tyre në gjendje më të rëndë u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit i cili bllokoi trafikun për disa minuta në Thumanë.
