Sulmohet me thikë/ Një person gjen vdekjen në Gjermani, policia: Jo sulm terrorist

Gazeta Dita

Një person është qëlluar për vdekje me thikë në një dyqan në Dyseldorf të Gjermanisë, ndërkohë që policia po kërkon autorin e ngjarjes. Nga sulmi, një tjetër person mendohet të jetë lënduar rëndë.

I dyshuari besohet të jetë fshehur në një nga ndërtesat rreth e rrotull. Policia raporton se ngjarja nuk ka lidhje me sulmet terroriste.

Autoritetet e shumë vendeve janë në alarm pas sulmit me furgon në Barcelonë ku mbetën të vrarë 13 vetë  e 100 të tjerë u plagosën ditën e djeshme, si dhe sulmit me thikë sot në Finlandë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *