Zyrtare, Sanchez tranferohet te Tottenham për 50 milionë euro

Gazeta Dita

Mbrojtësi kolumbian Davinson Sanchez ka arritur sot një marrëveshje me skuadrën e Tottenham, duke firmosur një kontratë 6-vjeçare.

Lajmin është konfirmuar nga ekipi që militon në Premier League, duke paguar një shumë prej 50 milionë eurosh tek holandezët e Ajax. Sanchez zhvilloi 47 ndeshje gjatë sezonit të fundit me “tulipanët”, duke qenë një përforcim më shumë vlera për ekipin e trajnerit Pochettino, që gjatë paradites së sotme pat kërkuar 4 blerje nga klubi.

“Jam shumë i lumtur për këtë transferim, pasi do të luaj tek një ekip i famshëm si Tottenham. Shoh përpara me optimizëm, mezi pres të takohem me shokët e rinj të skuadrës dhe të punoj me trajnerin Pochettino.

Dua të falënderoj Ajax për mundësinë që më dha, pasi transferimi në Holandë ka qenë i rëndësishëm për karrierën time”, u shpreh mbrojtësi Davinson Sanchez, që është një blerje rekord për skuadrën e Spurs. Ardhja e tij pritet t’i japë “dritën jeshile” largimit të Danny Rose.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *