Zjarri në Levan, 50 punonjës të Forcave të Armatosura në “luftë” me flakët

Gazeta Dita

Të paktën 50 punonjës të Forcave të Armatosura po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit në Levan të Fierit, pasi terreni i vështirë nuk favorizon ndërhyrjen e zjarrfikëses.

Zjarri i rënë rreth mesditës së sotme ka djegur një sipërfqe me ullinj, ndërsa flakët kanë arritur në rrugën kryesore Fier-Levan, duke bllokuar për disa orë qarkullimin e mjeteve që lëvizin në të dyja kahet.

Për shkak të flakëve dhe tymit, automjetet e kanë pasur të pamundur të qarkullojnë.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *