Helikopterët e kompanisë Viva kanë vijuar punën për shuarjen e flakëve të rëna në Theth. Era ka favorizuar flakët, të cilat janë përhapur me shpejtësi.
Terreni mjaft i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen nga toka, ndërsa stafi gjerman i Viva Helikopter tashmë me një eksperiencë të gjatë në operacione të vështira, ka nisur punën për të vënë nën kontroll flakët.
Operacioni në Ndërlysë ka nisur herët në mëngjes, sapo janë evidentuar zonat më të afërta për furnizimin me ujë, duke vijuar më pas me misionin e vënies në kontroll të zjarreve.
Ndërsa nga Emergjenca Civile bëhet e ditur se shërbimi i MZSH Shkodër dhe forcat pyjore e kanë pasur të pamundur për të vepruar.
Helikopterët e Viva i kanë ardhur në ndihmë Emergjencave Civile thuajse në të gjithë vendin, ku çdo ditë janë shënuar emergjenca nga zjarret të cilët kanë shkrumbuar hektarë me pyje.
Ndërsa Viva jo vetëm ka mundur të vërë nën kontroll flakët, por shpesh ka bërë ndërhyrje vendimtare për shpëtimin e jetëve të njerëzve, banesave apo manastireve.
