Liverpool ka marrë fitoren e parë të sezonit. Ndryshe nga ç’pritej, ndeshja nuk dhuroi spektaklin e parashikuar dhe ishte vetëm një gol, ai i Mane në fund të ndeshjes, ai që vendosi. Pjesa e parë ishte shumë e qetë dhe rastet për të dyja skuadrat mungonin.
Të njëjtën qetësi kishte edhe “Anfield”, me tifozët që nuk ishin të kënaqur me paraqitjen e ekipit të tyre. Padyshim që kishte të bënte edhe kalendari i ngjeshur i Të Kuqve, teksa kanë luajtur fundjavën e kaluar, në mesjavë në Champions League, dhe përsëri këtë fundjavë ndaj Crystal Palace.
Për këtë arsye Klopp kishte vendosur të bënte pak rotacion, dhe mungesa që ra në sy menjëherë ishte ajo e Salah, i cili u fut vetëm gjatë pjesës së dytë. De Boer duhet të bënte pa të dëmtuarin Zaha, por duhet thënë se ai bëri një punë shumë të mirë duke rreshtuar një ekip kompakt me përparësi mbrojtjen ndaj sulmit fantastik të Liverpool.
Ndeshja u duk sikur nuk do të kishte zhbllokim, por një gabim i një prej mesfushorëve të miqve bëri që Mane ta shfrytëzonte në maksimum duke shënuar nga një distancë e shkurtër në minutën e 73’.
Liverpool nuk e rrezikoi në asnjë moment fitoren, madje insistoi të gjente edhe golin e dytë por mundësitë e krijuara nuk u shfrytëzuan siç duhet nga sulmuesit. Një fitore e rëndësishme për Liverpool, një fitore që i jep vetëbesim dhe i karikon për ndeshjen e kthimit në Campions League.
