Nard Ndoka sulmon Topallin dhe Patozin: Pse e kërkoni “babën”?!

Gazeta Dita

Aleati i Bashës, Nard Ndoka, përmes një postimi në FB ka replikuar me të “larguarit nga PD” siç cilëson ai Patozin, Topallin dhe kritikët e Bashës.

Në reagimin e tij, Ndoka shkruan se ata nuk mund të kërkojnë më llogari Bashës, por duhet të vazhdojnë rrugën e tyre.

RAGIMI

Pse kërkojne “babën”, të larguarit nga PD-ja?! Ka disa personazhe në politikën shqiptare që kanë ecur, janë ngritur, janë përkëdhelur nga “baba”; në fakt për rastësi apo servilizëm të tejskajshëm! Sot, të larguar e të mënjanuar në “lirinë” e tyre, nuk po dinë të orientohen, të kuptojnë realitetin, të organizohen apo të jenë kontribues.

Tashmë në mërzi për mungesën e fronit, për mosvëmendjen e “babës”, po kërkojnë sërish “babën”! -‘Ku është “baba”?’, -‘ku ka humbur Basha?’, na pyesin ne të gjithëve! Çfarë t’u themi?! “Baba” nuk është më për Ju, mos u mërzisni; zgjohuni dhe filloni rrugën Tuaj! Nëse do dini të ecni vetë, (pa “babën”), këtu jemi do ju shohim, vlerësojmë, respektojmë dhe pse jo; t’ju mbështesim në të drejtën Tuaj, si një mundësi ringritjeje.

Por ju lutemi, mos kërkoni “babën” në fb, se nuk është dhe nuk mund të jete më për Ju! Zgjohuni, kthjellohuni, bashkohuni dhe kontribuoni për të mirën Tuaj, të PD-së, të Opozitës dhe të politikës shqiptare.

Unë ju vlersoj dhe ju respektoj në të drejtën Tuaj, por ju them se kur jemi rrëzuar dikur nga Ju, nuk jemi ringritur kështu, duke kërkuar “babën”! Jozi, Astrit e coo.., Basha nuk është dhe nuk mund te jetë “babai” i Juaj, ai është kryetari i Juaj! Zgjidhni një rrugë për të shkuar tek Ai, mos humbisni kohë me ‘llogje’ fb-je, por ndërtoni të ardhmen Tuaj politike. Unë ju mirëpres; ndryshe nga Ju që na penguat!

Faleminderit!

Share This Article
4 Comments
  • Po ky koqja anetar i Partine se “babes” eshte, ku e ka Particeken e tij.
    Jane me “mijera” militante qe po e kerkojne “baben” e tyre te Demokristianeve dhe nuk po e gjejne, tocin Nard.

  • NARDI SI KARLI I MADH I FRANCES-NDOKAl:
    BASHA SI DUKESH ME TE AFERMIT ?-ME JANE LARGUAR PERGJIGJET BASHA,PO ME TE LARGËTIT ?-MË JANË AFRUAR,PO ME TË SHUMTËT?-MË JANË RRALLUAR.MIRË BASHA SE PO DAL TË MBLEDH NDONJË UNË.

  • Nardi, pershendetje
    Me kete postim e sigurove me qene deputet edhe ne legjislaturen tjeter.
    Je shume i zoti, por kete here ke te drejte. “Baba” u kerkua nga ato , por nuk foli ne kohen qe ato e donin.
    Zgjidhje apo zgjedhje, tani per tani nuk e di njeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *